Tamara Ramos, Drejtore e Përgjithshme e Sindikatës “Futbolistas ON”, e akuzon drejtuesin e lartë të futbollit spanjoll për fyerjet që i kishte bërë kur punonin së bashku në Shoqatën e Futbollistëve Spanjollë. “Kam vuajtur poshtërim, ka qenë i egër. Nuk më habit aspak sepse e njoh prej shumë vitesh dhe kam vuajtur prej sjelljeve të tij, që çuditërisht guxon dhe i bën në publik”, është shprehur Tamara Ramos në intervistë të dhënë dje për mediat spanjolle.
Ajo ka zbuluar komentet e turpshme të Rubialesit në sy të yjeve të futbollit si Kasijas apo Pike. “Eja, ke ardhur të vrasësh gjunjët?! Çfarë ngjyre i ke veshur të brendshmet sot?”, ishin akuzat e Tamara Ramosit, e cila u shpreh se tani e kanë më të lehtë që të më besojnë, duke denoncuar maskilizmin në botën e futbollit.
Por nuk është vetëm presidenti Luis Rubiales ai që ka përfunduar në qendër të polemikeve, pasi tashmë në syrin e ciklonit ndodhet edhe trajneri Jorge Vilda. Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një video e teknikut spanjoll të kombëtares së femrave, teksa shihet duke kapur nga gjoksi asistenten e tij, Montserrat Tome, gjatë festimeve. Një tjetër gjest që po ndez polemika të forta në Spanjë, që vijnë në momentin më kulmor për futbollin e femrave, i cili po regjistron një progres të jashtëzakonshëm, të kurorëzuar tashmë me triumfin historik, siç ishte suksesi në Kampionati Botëror 2023, event që u mbajt në Australi dhe Zelandë të Re.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar qytetarët për Vitin e Ri, duke përkujtuar bashkëpunimet e…
Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën…
Kjo ditë është e gjitha mbi reflektimin. Ndërgjegjësimi mbi gjërat që janë vërtet të rëndësishme dhe si mund të përpiqemi…
Moderatori i njohur i ‘Big Brother VIP Kosova’, Alaudin Hamiti ka kaluar së fundmi një periudhë jo të lehtë shëndetësore,…
Një 15-vjeçar u kap duke shitur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike. Sipas njoftimit zyrtar, ditën e sotme, në rrugën “Besim Cera”,…
Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një video-mesazhi ka uruar vitin e ri 2026, ku ndër të tjera kujton se…