Një orë ankthi u përjetua në Kroaci, teksa avioni me skuadrën e Dinamo Zagrebit që udhëtonte për në Kazakistan u zhduk nga radarët.
Alarmi është ngritur në Kroaci gjatë fluturimit të klubit kampion për në Kazakistan, ku sot do të përballen me Astanën, në ndeshjen e dytë të Champions League, teksa nga përballja e parë kroatët kanë avantazhit 4-0, me fituesin e çiftit që përballë do ketë AEK-un e Athinës në raundi e tretë të Ligës së Kampionëve.
Siç raportojnë mediat kroate, avioni i Dinamos fluturoi mbi Serbi dhe Bullgari pak para se të zhdukej nga radarët mbi Detin e Zi. Tifozët që po ndiqnin trajektoren e fluturimit “ngrinë” dhe në rrjetet sociale sinjalizuan… alarm.
Ngjarja u shpjegua shpejt dhe të gjithë u qetësuan. Siç u përmend në njoftim, kjo është një procedurë standarde e ndjekur për shumë fluturime mbi Detin e Zi dhe arsyeja është se kjo zonë është shumë afër hapësirës ajrore të Ukrainës.
Pas një ore avioni i Dinamos së Zagrebit u shfaq sërish në radarë, konkretisht kur hyri në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë, duke vazhduar fluturimin për në Kazakistan.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit…
Nga bojkotimi i mediave të Kosovës e sulmet ndaj gazetarëve, në prani më të madhe në to. Nga përdorimi i…
Mbrëmjen e sotme “Big Brother VIP Albania 5” ngre siparin, duke nisur prej orës 21:15 në “Top Channel”. Ndërkohë që…
Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, ka qenë i lehtësuar pasi ka parë skuadrën e tij te dilte me një pikë…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se vetëm Shtetet e Bashkuara janë të afta ta bindin Rusinë të përfundojë…
Pak ditë më parë Romeo Veshaj publikoi në Instagram një video që lajmëroi rikthimin e tij në ekran. Aty, Romeo…