sport

Formati dhe orari i ndeshjeve të Botërorit “Katar 2022”

Sot është mbajtur shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kombëtare të ndryshme kanë mësuar kundërshtarët e tyre dhe grupet në të cilat janë pozicionuar.

Formati i Botërorit “Katar 2022” përfshinë 32 kombëtare, të gjitha këto të ndara në tetë grupe me nga katër kombëtare.

Të lidhura

None found

Programi i këtij Kampionati Botëror parasheh që të zhvillohen katër ndeshje çdo ditë në fazën e grupeve, të cilat do të zgjasin për një periudhë prej 12 ditësh, ku më pas fituesit ose kombëtaret e kualifikuara vazhdojnë për në fazën e eliminatoreve.

Ndeshjet do të caktohen vetëm në vende të veçanta, kështu që organizatorët mund të zgjedhin oraret e duhura të fillimit të ndeshjeve, për t’iu përshtatur audiencës televizive në vende të ndryshme, si dhe tifozëve të Katarit.

Për dallim nga Evropiani Euro 2020, në “Katar 2022” do të ketë ndeshje të “play-off-it” për kombëtaret që zënë vendin e tretë, ndeshje kjo që zhvillohet më 17 dhjetor.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni datat e ndeshjeve të cilat do të zhvillohen nëpër faza të ndryshme të këtij Botërori.

Faza e grupeve: 21 nëntor – 2 dhjetor

Teksti vazhdon pas reklamës

Këtu është keqkuptimi kryesor për diabetin në Maqedoni që shkurton jetën!
Sponsored by MonadPlug

Faza e eliminatoreve: 3 dhjetor – 6 dhjetor

Faza e çerekfinales: 9 dhjetor – 10 dhjetor

Faza e gjysmëfinales: 13 dhjetor – 14 dhjetor

Finalja: 18 dhjetor

Sa i përket orarit të ndeshjeve, FIFA e ka konfirmuar që dy xhirot e para të ndeshjeve do të zhvillohen nga ora 13:00, 16:00 dhe 22:00 me kohën lokale të Katarit, ndërsa me kohën lokale të Kosovës, ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 11:00, 13:00, 16:00 dhe 20:00.

Ndeshjet e xhiros së fundit të fazës së grupeve dhe të ndeshjeve eliminatore do të zhvillohen nga ora 18:00 dhe 22:00 në Katar, kurse me kohën tonë lokale, me fillim nga ora 16:00 dhe 20:00.

Finalja është paraparë që të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në Katar, ndërsa me fillim nga ora 16:00 në Kosovë.

Tags: katar 2022

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago