Categories: sport

Formacioni ideal i raundit të tretë të Botërorit publikohet, nga Costa te Bellingham dhe Vinicius

Raundi i tretë i fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026 prodhoi emocione të forta, sfida dramatike dhe disa paraqitje individuale që spikatën mbi të tjerat. Me ndeshjet tashmë të mbyllura, është zbuluar edhe formacioni më i mirë i javës, ku bëjnë pjesë futbollistët që rezultuan vendimtarë për kombëtaret e tyre në çastet më të rëndësishme.

Të lidhura

None found

Mes shtyllave është përzgjedhur Diogo Costa, i cili po e forcon gjithnjë e më shumë reputacionin si një nga portierët më të besueshëm të këtij turneu. Portugezi u veçua me pritje vendimtare përballë Kolumbisë, duke luajtur rol kyç që skuadra e tij të mos dilte e mposhtur.

Në mbrojtje janë rreshtuar Mateo Chavez, Jan Paul van Hecke, Renato Veiga dhe Achraf Hakimi.

Me fanellën e Meksikës, Chavez vazhdoi të lërë përshtypje me paraqitjet e tij, ndërsa Van Hecke u imponua si lider i prapavijës së Holandës falë ndërhyrjeve të sakta dhe epërsisë në duelet ajrore.

Edhe Renato Veiga ishte ndër mbrojtësit më të plotë të këtij raundi, duke dhënë kontribut të rëndësishëm si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe në nisjen e aksioneve. Në të djathtë, Hakimi e rikonfirmoi statusin e tij si një nga mbrojtësit më sulmues në botë, duke qenë vazhdimisht burim rreziku për kundërshtarët.

Në mesfushë janë përfshirë Jude Bellingham dhe Pape Gueye, dy futbollistë me karakteristika të ndryshme, por me peshë të madhe në lojën e skuadrave të tyre.

Bellingham ishte figura kryesore e Anglisë në përballjen me Panamanë, ku realizoi një gol dhe dhuroi një asistim, duke i siguruar “Tre Luanëve” vendin e parë në grup. Nga ana tjetër, Pape Gueye, pasi u aktivizua në pjesën e dytë për Senegalin kundër Irakut, arriti të shënojë dy herë.

Pas sulmuesit qendror, në repartin ofensiv janë zgjedhur Vinicius Junior, Pepe i Bregut të Fildishtë dhe Riyad Mahrez.

Vinicius u tregua i papërmbajtshëm në duelet një kundër një ndaj Skocisë, duke hapur hapësira, krijuar raste për Brazilin dhe shënuar dy gola.

Pepe vijoi të tregojë sa i rëndësishëm është për Bregun e Fildishtë falë energjisë dhe efikasitetit të tij në fazën sulmuese, ndërsa Mahrez e udhëhoqi Algjerinë me përvojën, kreativitetin dhe cilësinë teknike, duke qenë një nga elementët kyç në kualifikimin e ekipit.

Në qendër të sulmit është vendosur Ousmane Dembele, pa dyshim një nga emrat më të spikatur të raundit të tretë.

Francezi realizoi një het-trik në vetëm 25 minuta në fitoren 4-1 ndaj Norvegjisë, duke hyrë në histori si vetëm futbollisti i tretë francez që shënon tre gola në një ndeshje të Kupës së Botës.

Formacioni i plotë: Costa; Chavez, Van Hecke, Veiga, Hakimi; Bellingham, Gueye; Vinicius Jr, Pepe, Mahrez; Dembele.

të fundit

Al-Nassr e kishte në vëmendje Korenicën, menaxheri tregon klubet që kërkuan futbollistin kosovar

Meriton Korenica mund të kishte përfunduar në një skuadër me Cristiano Ronaldon. Futbollisti i Kosovës ishte një nga emrat që…

2 minutes ago

Andonovski prezanton aplikacionin m.Uslugi: Shërbimet publike më pranë qytetarëve

Ministria e Transformimit Digjital (MTD) sot zyrtarisht lançoi aplikacionin m.Uslugi, aksesin e ri celular në shërbimet publike digjitale dhe dokumentet…

4 minutes ago

Janevska: Jemi pranë marrëveshjes për ushqimin e studentëve, sot pritet takim me kryeministrin

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska deklaroi se është e bindur se së shpejti do të gjendet një zgjidhje…

4 minutes ago

Erion Veliaj reacts after transfer to Fier prison: “Police kidnapping”; I was not shown the legal order, did not give my consent and objected!

Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës drejt paraburgimit të Fierit. Në një deklaratë për shtyp, të datës 28 tetor 2026, Veliaj…

6 minutes ago

Student revolt against the government/Rama: I will remain in office until the end of my contract with the citizens!

Përmes një deklarate, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestat studentore, duke deklaruar se do të qëndrojë në…

7 minutes ago

Prime Minister Rama: Pensions will be doubled, here is when the law takes effect

Këtë të mërkurë, gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama, ka komentuar protestën studentore dhe aktet e dhunës të regjistruara…

7 minutes ago