Categories: sport

Formacioni i spikatur i javës së 7-të në Superiore, nga lojtarët te trajneri më i mirë

Java e shtatë e “Abissnet Superiores” përfundoi të dielën me sfidat Vora-Partizani, e mbyllur 4-1, dhe Egnatia-Vllaznia, që përfundoi 3-1. “Newsport.al” ka veçuar futbollistët që lanë gjurmë në ndeshjet e kësaj jave, si edhe trajnerin që udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores.

Të lidhura

None found

Levan TANDILASHVILI (Egnatia) – Portieri ishte një nga figurat kryesore të suksesit 3-1 ndaj Vllaznisë. Në një moment kur rezultati ishte 2-1 dhe sfida mund të merrte një tjetër drejtim, ndërhyrjet e tij shpëtimtare shmangën një gol të sigurt për shkodranët.

Geralb SMAJLI (Egnatia) – Tregoi qetësi dhe siguri në prapavijë, duke mbuluar me kujdes hapësirat ku Vllaznia përpiqej të rrezikonte. Në një rreshtim të ndryshuar për shkak të rotacionit të detyruar nga Nevil Dede, Smajli i përmbushi me sukses detyrat si në qendër, ashtu edhe në krahët e mbrojtjes.

Giorgos LAGONIDIS (Skënderbeu) – Mbrojtësi grek zhvilloi një paraqitje përgjithësisht të mirë. Ai ishte i vëmendshëm ndaj përpjekjeve të Elbasanit për t’iu afruar zonës dhe për të krijuar rrezik. Kontributi i tij në repartin defensiv ndihmoi Skënderbeun të siguronte fitoren.

Jurgen VRAPI (Vora) – Përballë Partizanit u shfaq i dobishëm si në ndërtimin e aksioneve, duke ndihmuar shokët e skuadrës, ashtu edhe në mbrojtje, ku u tregua i kujdesshëm për të mos lejuar rrezik pranë portës së Harizajt. Në triumfin 4-1 të Vorës, Vrapi ishte pa diskutim një prej protagonistëve.

Bernard BERISHA (Tirana) – Në krahun e djathtë krijoi vazhdimisht probleme për kundërshtarin, edhe pse ndeshja ndaj Laçit nuk ishte ndër më të mirat për të. Ai realizoi një gol që do ta çonte rezultatin në 2-0, por rrjeta u anulua për pozicion të parregullt gjatë aksionit. Në bilanc, Berisha pati një paraqitje pozitive dhe dha asistin për Dacin.

Esat MALA (Teuta) – Ishte autori i asistit për golin e parë të Teutës në përballjen me Dinamon. Mala u shfaq aktiv në mesfushë dhe i gatshëm të krijonte vështirësi për kundërshtarët. Kryesimi i Teutës tregon edhe funksionimin e duhur të të gjitha reparteve në formacionin e Edlir Tetovës.

Ardit KRYMI (Tirana) – Në fitoren minimale 1-0 kundër Laçit, Krymi pati ndikimin e tij në lojën e bardhebluve. Edhe pse nuk shënoi dhe nuk dha asist, ai mori përgjegjësi dhe u përfshi në aksionet e skuadrës për të ndihmuar shokët e ekipit.

Ergys ARIFI (Teuta) – Goli që vulosi fitoren 2-0 të Teutës në transfertën ndaj Dinamos mban firmën e tij. Ky sukses i siguroi tri pikë të rëndësishme skuadrës durrsake dhe e ngjiti në krye të renditjes së përgjithshme.

Bernard KARRICA (Vora) – Mesfushori zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, duke shënuar të tre golat e Vorës në fitoren 4-1. Secila prej rrjetave ishte më e bukur se tjetra, ndërsa paraqitja e tij e vendos në qendër të vëmendjes në garën për golashënuesin më të mirë të Superiores në këtë edicion.

Daniel ADJESSA (Egnatia) – Kur Vllaznia po kërkonte të barazonte ndeshjen, Adjessa e goditi kundërshtarin në momentin e duhur. Ai shënoi golin e dytë të Egnatias dhe mposhti portierin Jukaj, duke konfirmuar veten si një element kyç të repartit ofensiv të rrogozhinasve.

Charles BISMARK (Skënderbeu) – Sulmuesi nga Gana realizoi të dy golat e Skënderbeut në fitoren 2-1 ndaj Elbasanit, duke i dhënë korçarëve suksesin e parë të sezonit. Bismark mbetet një armë e rëndësishme në ofensivën e Julian Ahmatajt dhe merita për tri pikët shkon në një masë të madhe për të, pasi udhëhoqi skuadrën drejt rimëkëmbjes.

Trajneri fitues – Arjan Bellai. Fitorja e Vorës ndaj Partizanit është edhe rezultat i punës së trajnerit nga Gjirokastra. Pas një serie ndeshjesh pa sukses, skuadra reagoi në mënyrë të shkëlqyer dhe mposhti një Partizan që ndodhej përballë të njëjtave vështirësi. Zgjedhjet taktike të Bellait rezultuan efikase, ndërsa performanca e madhe e Bernard Karricës, autor i tre golave, i dha edhe më shumë vlerë suksesit.

të fundit

Dukagjini – Drenica, bëhen publike formacionet startuese

Drenica dhe Vushtrria kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e tyre në xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës, me…

8 minutes ago

Eksperti i mbrojtjes për tragjedinë në “Pulse”: Objekti kishte tri hyrje-dalje, por ato nuk ishin parashikuar për evakuim

Pyetjet e Prokurorisë në lidhje me numrin e hyrjeve dhe daljeve në diskoteken "Pulse" në Koçan dhe mundësinë e evakuimit…

10 minutes ago

Parlamenti merr në shqyrtim ligjin e ri për investimin e kursimeve pensionale sipas moshës dhe nivelit të rrezikut

Në Kuvend është dorëzuar projektligji për ndryshime në shtyllën e dytë pensionale, i cili parasheh që kursimet pensionale të investohen…

10 minutes ago

VIDEO/ Kevin Dodaj vendos derbin në Poloni, ish-sulmuesi i Vllaznisë feston mes entuziazmit të tifozëve

Kevin Dodaj Ka gola që lënë shenjë, por ka dhe nga ata gola që vendosin derbi [...]Read More...

14 minutes ago

735 pedagogë dhe akademikë kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe ndalimin e dhunës ndaj studentëve

Komuniteti akademik i është bashkuar zyrtarisht dhe në mënyrë masive revoltës popullore. 735 pedagogë dhe emra të njohur të arsimit…

23 minutes ago

Flick miraton afrimin e mbrojtësit gjerman Finn Jeltsch te Barcelona

Hansi Flick ka miratuar interesimin e Barcelonës për qendërmbrojtësin gjerman Finn Jeltsch, i cili po spikat te Stuttgart dhe ka…

30 minutes ago