Roma pret Interin në “Stadio Olimpico” ndeshje kjo e cila do të luhet në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit italian me fillim nga ora 18:00.
Dy skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, teksa forma e tyre në ndeshjet e fundit na siguron se do të jetë një ndeshje spektakolare.
None found
Interi në pesë ndeshjet e fundit numëron katër fitore dhe një barazim, ndërsa Roma ka një humbje një barazim dhe tri fitore radhazi, fitore këto që erdhën kur në krye të klubit u emërua Daniele De Rossi.
Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave që u zhvillua në “San Siro”, Interi doli fitues me rezultat minimal 1-0 duke iu falenderuar golit të Marcus Thuram.
Inzaghi ia ka besuar sulmin dyshes Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, ndërsa De Rossi në anën tjetër Paulu Dybalas dhe Romelu Lukakut.
Roma: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Huijsen, Angelino; Cristante, Paredes, Pellegrini; Dybala, Lukaku, El Shaarawy.
Inter: Sommer, Pavard, Acerbi, Bastoni, Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Thuram, Lautaro.
/Telegrafi/
Kombëtarja e Kosovës është në disavantazh nga Irlanda pas 28 minutave lojë.Pavarësisht që “Dardanët” e nisën në mënyrë pozitive, Irlanda…
Ditën e sotme, më 17 nëntor të 2026, janë bërë plot 12 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e…
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik ajror në Parkun Kombëtar në Arizona. [...]Read More...
Një prej aktivistëve pjesëmarrës në protestën e sotme ka denoncuar përdorimin e dhunës nga Policia ndaj qytetarëve, duke theksuar se…
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.…
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin biznese dhe organizata në mbarë botën. [...]…