sport

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Bayern Munich dhe Real Madridi do të takohen sot (e martë) me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Të dyja ekipet tashmë kanë publikuar formacionin zyrtar për këtë ndeshje, duke mos lënë shumë vend për befasi.

Tek Real starton Lucas Vazquez për shkak se Dani Carvajal ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe rrjedhimisht është i suspenduar për këtë ndeshje.

Në mesfushë Ancelotti ka vendosur që të startojë me Aurelien Tchouamenin nga minuta e parë, duke e lënë Eduardo Camavingan në bankën rezervë.

Sulmi si gjithmonë udhëhiqet nga dyshja braziliane Vinicius-Rodrygo, të cilët do të ndihmohen nga anglezi Jude Bellingham.

Në anën tjetër tek Bayerni janë rikuperuar në kohë dyshja Laimer dhe Musiala që startojnë nga minuta e parë, ndërsa në mungesë të De Ligt, Tuchel ka vendosur të startojë me Kim Min-jae.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Lunin, Mendy, Rudiger, Nacho, Vazquez, Tchouameni, Kroos,Valverde, Bellingham,Vinicius, Rodrygo.

Bayern Munich: Neuer, Kimmich, Dier, Kim, Mazraoui, Laimer, Goretzka, Sane, Musiala, Guerreiro, Kane. /Telegrafi/

të fundit

Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që nga mbrëmja e djeshme

Pavarësisht se jemi në kulmin e sezonit turistik, përsëri problemet në vendin tonë vijojnë, ku prej mbrëmjes së djeshme, në…

4 minutes ago

Ekzekutimi i ish-policit Gentian Bejtja/ Si u vu në pranga Flodian Plaku, dyshohet se kishin marrë tjetër porosi për vrasje…

Ditën e djeshme, policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale dhe RENEA-n, kanë arrestuar në Orikuam Flodian…

30 minutes ago

Kryeministri Rama publikon pamjet nga rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë

Këtë të hënë, përmes një postimi në llogarinë e tij personale “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga përgatitjet…

39 minutes ago

Zjarr në një lagje të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe banesat (FOTO)

Gjatë natës, gjë zjarr i rënë në përroin e lagjes Dunavat në Gjirokastër që përfshiu barishte të thata dhe mbeturina,…

1 hour ago

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Mbi 60 emigrantë humbin jetën pasi anija fundoset në det të hapur

Ditën e djeshme, një tragjedi u regjistrua në brigjet jugore të Jemenit, ku mbi 60 emigrantë humbën jetën, pasi një…

1 hour ago

Këmbimi valutor 4 Gusht 2025/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme më 4 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Euro, blihet…

2 hours ago