Spezia-Milan
Situata:
Ndërkohë që Spezia s’ka asnjë të dëmtuar, lajme të mira e të këqija vijnë nga kuqezinjtë. Lajme të mira për Giroud dhe Calabria, që i janë rikthyer stërvitjes në grup. Por Pioli humb Florenzin, që ka marrë një goditje në ndeshjen me Venezian. Kjaer gjithashtu nuk do të jetë në dispozicion para javës së ardhshme. Ibrahimoviç po stërvitet, por individualisht. Ende të padisponueshëm Bakayoko dhe Kruniç.
Formacionet e mundshme:
Spezia: Zoet, Amian, Nikolaou, Hristov, Bastoni, Ferrer, Sala, Salcedo, Maggiore, Gyasi, Antiste.
Milan: Maignan, Kalulu, Tomori, Romagnoli, Hernandez, Tonali, Kessie, Saelemaekers, Maldini, Leao, Rebic.
Inter-Atalanta
Situata:
Correa, i cili u dëmtua në përballjen me Bolognën, do të mungojë edhe në supersfidën me Atalantën. Kështu që zikaltërit në sulm do të luajnë me dyshen Dzeko-Lautharo.
Tek Atalanta rikonfirmohet Zappacosta pas performancës së kënaqshme kundër Sassuolos. Rikthehet në dispozicion Freuler, i cili do të jetë në formacionin fillestar në krah të De Roon. Me shumë mundësi Malinovskyi do të shoqërojë Zapatën dhe Iliçiç do ta nisë ndeshjen nga stoli.
Formacionet e mundshme:
Iner: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Lautaro, Dzeko.
Atalanta: Musso, Toloi, Palomino, Djimsiti, Zappacosta, Freuler, De Roon, Gosens, Pessina, Zapata, Malinovskyi.
Juventus-Sampdoria
Situata:
Pasi pushuan në ndeshjen kundër Spezias është thuajse i sigurt rikthimi në formacionin zyrtar të Locatellit, Alex Sandros, Moratës e Cuadrados. Ndërkohë Chiesa pati një shqetësim, prandaj me shumë mundësi do të rezervohet për përballjen me Chelsean në Champions Lague, ashtu si Dybala.
Sampdoria do të ketë dy mungesa shumë të rëndësishme si Verre dhe Gabbiadini. Trajneri D’Averi do të luajë detyrimisht me Torregrossën në sulm.
Formacionet e mundshme:
Juventus: Perin, De Sciglio, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro, Cuadrado, Ramsey, Locatelli, Bernardeschi, Morata, Kean.
Sampdoria: Audero, Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello, Candreva, Thorsby, Ekdal, Damsgaard, Caputo, Quagliarella.
Lazio-Roma
Situata:
Në derbin e kryeqytetit Italian tek Lazio do të rishihet Zaccagni pas pushimit. Sarri do të luajë me tridenten e tij Felipe Anderson, Immobile dhe Pedro.
Mourinho s’do të ketë në dispozicion Pellegrinin, të skualifikuar me karton të kuq. Në vend të tij do të luajë El Shaarawy ose Carles Perez.
Formacionet e mundshme:
Lazio: Reina, Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Felipe Anderson, Immobile, Pedro.
Roma: Rui Patricio, Karsdorp, Mancini, Ibanez, Calafiori, Cristante, Veretout, Zaniolo, Mkhitaryan, El Shaarawy, Abraham.
Napoli-Cagliari
Situata:
Spalletti humb Rrahmanin, i dëmtuar në përballjen me Genoan. Rikthehet Manolas, me shumë mundësi edhe Politano në krahun e djathtë.
Trajneri Mazzarri ka rikuperuar 100% Strootman dhe Godin. Vazhdon të mos jenë i disponueshëm Ceter. Ndërkohë që Rog do të mungojë për rreth 6-7 muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju.
Formacionet e mundshme:
Napoli: Ospina, Di Lorenzo, Koulibaly, Manolas, Mario Rui, Fabian Ruiz, Anguissa, Politano, Zielinski, Insigne, Osimhen.
Cagliari: Cragno, Caceres, Ceppitelli, Godin, Lykogiannis, Nandez, Marin, Strootman, Dalbert, Joao Pedro, Keita. /albeu.com/
Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë që kur ndjeshëm që kur Qeveria…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë telefonatash me liderët evropianë për t’i informuar ata lidhur me telefonatën që…
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas protestës masive të mbajtur në Prishtinë, kundër praktikave të gjykatës speciale dhe persekutimit të…
Mbledhja vendimtare e kabinetit të sigurisë së Izraelit është duke u zhvilluar, ku po pritet të hidhet në votim propozimi…
Një vatër zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Vjollcë të Mirditës, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli me…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndjekur nga afër operacionin për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë një sipërfaqe të…