Kombëtarja e Panamasë u bë qendër vëmendjeje për tifozët e futbollit anembanë botës pas një momenti të pazakontë në sfidën përballë Ganës.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë gjerësisht pamjet që tregojnë skemën e veçantë të futbollistëve panamezë në goditjen nga qendra, menjëherë pasi kishin pësuar gol në minutat shtesë.
None found
Shkaku i kësaj zgjidhjeje ishte i qartë: Gana realizoi në minutën e 95-të, duke i lënë Panamasë shumë pak hapësirë kohore për reagim. Për këtë arsye, lojtarët e saj vendosën të organizoheshin në mënyrën më efikase të mundshme për të nisur menjëherë një aksion drejt sulmit.
Në minutën e 97-të, tetë futbollistë t137 Panamasë u vendosën pranë vijës së mesfushës, në pritje të sinjalit për rinisjen e lojës. Sapo u ekzekutua goditja nga qendra, ata u hodhën përpara me shpejtësi drejt portës së Ganës, në përpjekje për të gjetur golin e barazimit.
Rregullat e lojës parashikojnë që të gjithë lojtarët e ekipit që kryen goditjen nga qendra duhet të jenë në gjysmën e tyre të fushës përpara rifillimit. Pikërisht kjo solli një pamje të rrallë dhe mjaft interesante, e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.
E gjithë kjo situatë mund të ndiqet në videon e bashkëngjitur.
Njëri nga përfaqësuesit e studentëve, Mevlan Ademi njofton protesta të reja në Shkup, lidhur me mos plotësimin e kërkesave që…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, reragoi më lidhje me ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale “Imagjino, e kapën deputetin…
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të regjistruar në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë,…
Ish-komandanti dhe veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar gazetarit nga Shqipëria Arjan Konomit. Konomi i ka krahasuar protestat…
Ish-veprimtari Faton Topalli ka përmendur emra të personave shqiptarë për të cilët ka pretenduar se kishin lidhje me UDB-në, gjatë…
Shtatë persona kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë protestës së 19 tetorit në Tiranë, mes tyre një efektiv policie, një protestues…