Boksieri shqiptar Florian Marku do të ndeshet të shtunën më 25 shtator me boksierin ukrainas Maxim Prodan.
Marku dhe Prodan do të ndeshen në “Tottenham Stadium” kapaciteti i së cilës është mbi 62 mijë ulëse.
Para kaq shumë spektatorëve “mbreti shqiptar” meçin do ta zhvillojë para atij kryesor të mbrëmjes ku do të përballen Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk.
Ai në një intervistë në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova tha se kjo është një ëndërr për të.
“Të them të vërtetën është një ëndërr për mua. Ta mendojë se ku kam qenë para gjashtë vitesh. Unë jam një shqiptar emigrant që kemi kërkuar një jetë më të mirë jashtë dhe të ndeshem një nga arenat më të mëdha. Shyqyr zotit që erdhi momenti. Jam shumë i përgatitur dhe mezi po pres”.
Florian Marku tha se ndeshjen do ta fitojë me Knock Out.
“Nuk ka shancë që në një stadium të tillë që ndeshja të përfundojë me pikë. Kam për të dhënë shpirtin, kam për të dhënë maksimumin. Jam shumë i përgatitur. Kam besim se do ta fitojë meçin me Knock Out”.
Marku tha se është një nivel tjetër në krahasim me boksierët e tjerë.
“Besoj arma ime më e fortë është shpejtësia, forca, inteligjenca në ring. Besoj se i kam të gjitha. Unë ndryshoj. Boksoj në të dy krahët”.
Të premten e ardhshme, më 15 gusht, fillon sezoni 2025-26 i LaLiga-s. Një ditë më vonë, Barcelona do të luajë…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Nënmavriq, Shkodër, ku një…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sërish në rrjetet sociale video nga zgjedhjet e 11…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në…
Administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja, që menaxhon zonën e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, duket se hoqi dorë njëherë…