Florian Marku është gati për duelin kundër Jorick Luisetto, më 20 nëntor në “Wembley”. Boskieri shqiptar këtë herë nuk është “kapur” shumë me kundërshtarin, siç ndodhi në duelin e shkuar kundër Maxim Prodan.
“Boksi, ndeshja është jeta ime. Njerëzit nuk e kuptojnë këtë, por kjo është e vetmja gjë që më bën të lumtur. Gruaja ime është shtatzënë, është në ditët e saj të fundit të shtatzënisë. Mund të lindë sot ose nesër, por shpresoj që të mos lindë të shtunën, sepse nuk do të jem në gjendje që ta shoh atë ditë”, ka thënë Marku.
“Sa i përket kundërshtarit, jam shumë i lumtur dhe e përgëzoj Jorick që e pranoi këtë ndeshje. Nuk kam shumë gjëra për të thënë për të, unë mendoj që ai nuk është në nivelin tim dhe për të treguar dhe kuptuar se sa shumë e dua boksin, unë mund të ndeshem çdo muaj, nëse i kam duart në rregull. Tani jam kthyer dhe dua që të zhvilloj një ndeshje të madhe në stadiumin në Shqipëri, ku janë rreth 30 mijë tifozë. Do të kalojmë me sukses Jorick të shtunën dhe më pas dua të shkoj në Tiranë, që të zhvilloj një ndeshje të madhe atje”, ka deklaruar Marku./h.ll/albeu.com
Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e…
Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.9…
Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para…
Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…
Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997. Por…
Izraeli tha të hënën se po kërkonte tërheqjen e një raporti mbi të cilin OKB-ja u mbështet për të shpallur…