Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka premtuar lojtarëve të tij një bonus të madh në rast se ata mposhtin Barcelonën në finalen e Superkupës të dielën.
Real Madridi do të luajë në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës mbrëmjen e së dielës dhe presidenti i tyre ka premtuar se do të mbushë xhepat e lojtarëve në rast fitoreje.
Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll Sport, Perez ka premtuar të shpenzojë rreth katër milionë euro, gjysmën e asaj që ekipi do të përfitojë nga Federata Spanjolle e Futbollit për pjesëmarrje në Superkupë.
Këto dy ekipe u përballën edhe në finalen e vitit të kaluar, aty ku blaugranasit arritën që të dalin fitimtar pasi mposhtën Real Madridin me rezultat 3-1.
Të besuarit e Ancelottit kanë qenë më të mirë së fundmi në përballjet direkte, duke fituar dy ndeshjet e tyre të fundit në garat zyrtare dhe tani do të shpresojnë se do ta arrijnë të tretën.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se ekipi i tij ka mundësi reale që të mbrojë titullin e Superkupës.
“Unë mendoj se në klasiken që luajtëm në ligë, ne e dominuam pjesën më të madhe të ndeshjes. Unë mund ta krahasoj atë me finalen e sezonit të kaluar. Unë mendoj se ne mund t’i dominojmë ata dhe të fitojmë”, ishin fjalët e teknikut spanjoll./Telegrafi/
Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia e njohur Meri Shehu, na jep një vlerësim për çdo shenjë zodiake dhe parashikimin…
Mëngjesin e sotëm, banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës, kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e…
Botërori “FIFA2026” vijon të prodhoi shumë debat, kjo edhe për shkak të përfshirjes së madhe të Donald Trump, me presidentin…
Reshjet jashtëzakonisht të dendura të dëborës në Japoni gjatë dy javëve të fundit, kanë shkaktuar humbjen e jetës së 30…
Ditën e sotme, mbahet seanca e radhës parlamentare, ku në Rendin e Ditës janë parashikuar 14 pika. Një nga pikat…
Në vitin 2025, rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që…