Categories: sport

Florent Hadergjonaj pezullon përkohësisht angazhimin me Kosovën: tensionet me stafin teknik sjellin vendimin e fortë

Florent Hadergjonaj ka njoftuar përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale se nuk do të jetë përkohësisht në dispozicion të përfaqësueses së Kosovës, të njohur si “Dardanët”.

Të lidhura

None found

Vendimi lidhet me marrëdhëniet e tensionuara me stafin teknik aktual. Sulmuesi, i cili në vitin 2019 zgjodhi të largohej nga Zvicra për të përfaqësuar Kosovën, tashmë ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin, të paktën përkohësisht, me përfaqësuesen.

“Pas një reflektimi të gjatë, kam vendosur që për momentin të mos jem më në dispozicion të Kombëtares së Kosovës për sa kohë ajo drejtohet nga stafi aktual teknik.

Ky ka qenë një vendim i vështirë për mua. Gjatë viteve të fundit kam qenë pjesë e kësaj Kombëtareje dhe përfaqësimi i Kosovës ka qenë e mbetet një nga arritjet më të mëdha të karrierës sime. Ndihem krenar për çdo paraqitje dhe për gjithçka që kam dhënë për këtë fanellë.

Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit kam zgjedhur të mos flas publikisht, por të vazhdoj punën time dhe të përgjigjem me paraqitjet e mia në klub. Besoj se forma dhe paraqitjet e mia kanë folur vetë.

Megjithatë, me kalimin e kohës, për mua është bërë e qartë se me stafin teknik aktual nuk ekzistojnë respekti i ndërsjellë dhe besimi i nevojshëm për të vijuar një bashkëpunim profesional. Për këtë arsye, kam arritur në pikën ku duhet të vendos një kufi.

Dua ta theksoj qartë se ky vendim nuk nënkupton se Kombëtarja nuk është e rëndësishme për mua dhe as nuk është një qëndrim kundër Kosovës. Ai lidhet vetëm me situatën aktuale dhe raportin tim me stafin teknik.

Për Kosovën do të jem gjithmonë krenar dhe i gatshëm të jap gjithçka, kur të krijohen kushtet e duhura. Bashkëlojtarëve të mi dhe Kombëtares u uroj nga zemra çdo sukses”, shkroi Hadergjonaj.

të fundit

Tirana, aunt and 29-year-old cousin arrested after sexual abuse of 12-year-old girl

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një vajzë 12-vjeçare është abuzuar seksualisht. E mitura është abuzuar seksualisht…

2 minutes ago

Albulena Haxhiu: Defending former KLA leaders is not done by labeling opponents as “spies” and “traitors

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit…

3 minutes ago

Citizens gather in Pristina to oppose The Hague ruling

Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të protestuar pas vendimit të…

4 minutes ago

Child missing in the Kukës Airport area found by Kosovo teams during a nighttime operation

Një operacion kërkim-shpëtimi është zhvilluar gjatë mesnatës në zonën përreth Aeroportit të Kukësit, pas raportimit për një fëmijë të humbur.…

4 minutes ago

Samuel Krasniqi po spikat në elitën zvicerane, mesfushori synon fanellën e Zvicrës A

Kur Grasshopperit i duhet kreativitet, topi shkon menjëherë te Samuel Krasniqi. Kështu e nis mediumi zviceran “SRF” shkrimin e gjatë…

5 minutes ago

Albulena Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së nuk bëhet duke etiketuar kundërshtarët si “spiunë” e “tradhtarë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit…

7 minutes ago