sport

Flick këshillon Yamal: Mbaj këmbët në tokë

Hansi Flick u prezantua së fundmi si trajneri i ri i Barcelonës: gjatë konferencës së tij të parë për shtyp, ai mbajti një profil të ulët dhe të kujdesshëm, pa dhënë tituj të mëdhenj në shtyp: “Kam mbërritur në një klub të jashtëzakonshëm” – shpjegoi ai.

“Jam shumë i lumtur. Njerëzit në rrugë janë entuziastë dhe fillova të punoj dhe pashë që ka një ekip të rinjsh me cilësi të madhe. I jam shumë mirënjohës La Masia, unë dua t’i zhvilloj këta lojtarë, ata janë baza për të bërë një punë fantastike me lojtarët e rinj, ata duhet të përmirësohen sepse janë të rinj dhe nuk do të ishte e drejtë të përmendim emra”.

Të lidhura

None found

Megjithatë, për ata që e pyetën për Yamalin, Flick vetëm lavdëroi atë që bëri në Kampionatin Evropian, “por ai duhet të vazhdojë të mbajë këmbët në tokë” – tha ai – “Unë fola me të dhe ai është një person i jashtëzakonshëm dhe mendoj se është në rrugën e duhur”.

Për objektivat e sezonit: “Objektivat janë të luajmë për titull dhe t’u japim gëzim tifozëve. Më jepni disa javë dhe do të mund t’ju përgjigjem më saktë. Është e qartë se kam ardhur për të fituar. Kjo është arsyeja pse kam ardhur me ekipin tim, qëllimi është fitorja dhe kjo është puna në grup”.

Një tjetër driblim për emrin e Nico Ëilliams, i lidhur me Barcelonën: “Nico nuk është lojtar i Barcelonës, ai luan për një klub tjetër dhe unë fokusohem te skuadra jonë, nuk mund të them asgjë tjetër”.

të fundit

Komisioni historik RMV-Bullgari mbyll takimin pa marrëveshje, raundi i radhës zhvillohet në Sofje

Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…

2 minutes ago

Gostivar, arrestohet 60-vjeçari që dyshohet se detyronte nënën e tij 80-vjeçare të lypte

Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…

2 minutes ago

Karoglan nuk shihet në fotot para sfidës me Laçin, Partizani ngre pikëpyetje

Në postimin e fundit në rrjetet sociale të klubit të Partizanit, disa minuta para ndeshjes me Laçin, ekipi shfaqet duke…

5 minutes ago

Franca mobilizon 70 mijë efektivë për protestat: Do të ruajmë rendin!

Rreth 70 mijë efektivë policie dhe personel sigurie do të angazhojnë autoritetet franceze në të gjithë vendin me qëllimin siç…

11 minutes ago

Protestat për Arlindën hyjnë në javën e dytë: Kërkohen ndjekje penale dhe shkarkime ministrash

Me thirrjen “Me Arlindën përfundoni”, qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në qendër të Prishtinës në protestën gjithëkombëtare kundër vrasjes…

12 minutes ago

Kosova ka aplikuar në SEPA: çfarë është dhe çfarë mund të ndryshojë për pagesat?

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe, nëse vendi përfshihet në këtë…

12 minutes ago