Categories: sport

Flick kërkon të ringrejë Barcelonën pas dy disfatave dhe mbledh ekipin për të forcuar frymën e grupit

Pas humbjeve radhazi ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit, Hansi Flick po përpiqet të rikthejë moralin dhe kohezionin te Barcelona, raporton Mundo Deportivo.

Disfata 4-2 në Paris shënoi humbjen e parë të katalunasve këtë sezon. Më pas, ata u mposhtën 2-1 nga Real Madridi në El Clasico, të zhvilluar në ‘Camp Nou’.

Të lidhura

None found

Të mërkurën, futbollistët u mblodhën me trajnerin gjerman dhe stafin e tij në kompleksin stërvitor Joan Gamper, ku ndanë një drekë me skarë. Takimi synonte të përmirësonte klimën në skuadër.

Ideja, sipas raportimit, erdhi nga Raphinha dhe Rodri, të cilët propozuan këtë nismë për të afruar lojtarët dhe për të rikthyer harmoninë mes tyre.

Në këtë fazë, Flick e konsideron bashkimin e skuadrës ndër prioritetet kryesore. Trajneri dëshiron të ruajë moralin dhe të forcojë frymën kolektive, jo të merret vetëm me përgatitjen taktike, në mënyrë që Barcelona të reagojë shpejt pas rezultateve të fundit.

Klubi katalunas ka tri përballje të rëndësishme përpara: më 31 tetor luan me Alavesin, më 3 nëntor me Aston Villas dhe më 8 nëntor udhëton për ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Barcelona synon të gjejë sërish formën që e ndihmoi të arrinte 11 fitore radhazi. Megjithatë, përveç rezultateve negative, ekipi po ndikohet edhe nga dëmtimet në repartin mbrojtës.

Eric Garcia dhe Andreas Christensen janë ende në fazë rikuperimi, ndërsa Jules Kounde po punon për t’u rikthyer në fushë.

Lufta në kampionat mbetet e ngushtë: Atletico Madridi është vetëm dy pikë pas Barcelonës, kurse Real Madridi e kryeson rivalin katalunas me tri pikë.

Flick shpreson se stabiliteti dhe uniteti i rikthyer do ta ndihmojnë Barcelonën të kapërcejë këtë periudhë të vështirë dhe të rifillojë marrjen e rezultateve pozitive.

të fundit

Libohovë/ Arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi me vdekje bashkëshorten dhe qëlloi në ajër, pas 2 orë e 30 minuta negociata

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Libohovë, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, e cila vuri në pranga…

2 seconds ago

After meeting with Kurti, Zekolli Shaqiri reveals what was discussed about the Tetovë-Prizren road

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka bërë të ditur se avancimi i projekteve infrastrukturore që lidhin Kosovën me Maqedoninë…

3 minutes ago

How far does state influence reach in The Hague judicial process?

Katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përgatiten për një tjetër betejë juridike në Hagë - këtë herë për…

3 minutes ago

Jakup Krasniqi returns to The Hague, Specialist Chambers reveal details of humanitarian visit to Kosovo

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer në Hagë pas vizitës në Kosovë, e cila ishte autorizuar për…

4 minutes ago

Spahiu at Gjakova hospital: Albania and Kosovo toward a new borderless health partnership

Zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e shëndetësisë, forcimi i kapaciteteve spitalore dhe garantimi i aksesit në…

4 minutes ago

Theft in Durrës/ 22 thousand euros and luxury items seized, two people arrested

Policia ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 në Durrës, ku janë marrë shuma të konsiderueshme parash…

4 minutes ago