Barcelona ka hedhur hapat e parë drejt një transferimi të mundshëm të Fabian Ruiz, duke kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit të Paris Saint-Germain përpara afatit veror të ardhshëm.
None found
Mesfushori spanjoll e shikon me interes rikthimin në La Liga, teksa katalanasit tashmë kanë ndërmarrë lëvizjet fillestare për ta joshur atë drejt “Camp Nou”.
Siç njofton e përditshmja franceze Le Parisien, kërkesa për të siguruar shërbimet e Ruiz vjen drejtpërdrejt nga trajneri Hansi Flick, i cili e konsideron lojtarin një shtesë kyçe për të forcuar repartin e mesit të fushës.
Në favor të Barcelonës luan edhe kontrata aktuale e 28-vjeçarit me klubin parizien, e cila skadon në fund të qershorit të vitit 2028, duke e bërë të mundur një transferim në kushte më të favorshme.
Ruiz shihet nga stafi teknik si një opsion ideal për të alternuar me Pedrin, sidomos duke pasur parasysh largimin e mundshëm të Frenkie De Jong në merkaton dimërore dhe paqartësitë që shoqërojnë të ardhmen e Gavit te blaugranët.
I lindur në Andaluzi, Ruiz ka veshur më parë fanellat e Real Betis, Elche dhe Napolit, dhe pas eksperiencës së tij në Francë, tani synon të rikthehet në kampionatin spanjoll.
Nën drejtimin e Luis Enrique te PSG-ja, ai ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve dhe është kthyer në një element thelbësor të formacionit parizien, duke u renditur ndër mesfushorët më me ndikim të ekipit francez.
Megjithatë, rruga për ta çuar në Barcelonë nuk do të jetë e thjeshtë. Edhe pse klubi katalanas synon ta finalizojë operacionin në verën e vitit 2027, Chelsea ka hyrë me forcë në garë për lojtarin.
Trajneri Xabi Alonso u ka bërë thirrje drejtuesve të klubit londinez, të drejtuar nga Todd Boehly, që të përshpejtojnë ofertën për të blerë mesfushorin që në merkaton e janarit, me qëllim plotësimin e boshllëkut që pritet të lërë Enzo Fernandez pas largimit të tij të mundshëm.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…