Categories: sport

Ndeshja me PSG-në, Flick beson: Përmbysja e rezultatit në dorën tonë

Sot në orën 21:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Parkun e Princave” ku PSG-ja do të presë Bayern Munchen në ndeshjen e kthimit për Champions League.

Skuadra franceze është në avantazh 3-2 nga ndeshja e parë në “Allianz Arena”. Trajneri i bavarezëve, Hansi Flik ende beson tek kualifikimi duke thënë se Bajerni është në gjendje ta kthejë rezultatin.

Të lidhura

None found

Si është gjendja e skuadrës?

Nuk është e lehtë të rikuperosh lojtarët e dëmtuar në një periudhë kaq të shkurtër. Hernandez, Boateng dhe Koman janë stërvitur me ne dhe me shumë mundësi mund të luajnë, por gjendja e tyre do të vlerësohet edhe para ndeshjes. Leva nuk do të jetë pasi ai vetëm sot (dje) nisi të vrapojë.

Sa janë shanset për një kualifikim?

Në ndeshjen e parë kishim shumë mundësi për të shënuar, por për fajin tonë dhe fatin e keq nuk shënuam më shumë se kundërshtari. Këtë herë duhet të rregullojmë më mirë shënjestrën Nëse do të jemi eficientë, atëherë gjithçka do të flasë për ne. Për këtë jam i sigurt, kualifikimi është në dorën tonë.

Sa e rëndësishme është gjendja fizike në ndeshjen e kthimit?

Duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të ushtrojmë presion të madh ndaj tyre, në mënyrë që ata të jenë të detyruar të gabojnë. Kur ta kemi topin në zotërim, duhet të jemi shumë të saktë në pasim për të mos u dhuruar asgjë. E dimë që për t’u kualifikuar na duhen të paktën dy gola. Do të jetë një detyrë shumë e vështirë, por për ndeshje të tilla luhet futbolli. Duam të jemi surpriza e nesërme (sotme) në Paris. Nëse do të kualifikoheshim, do të ishte një arritje e madhe për ne.

E bëjnë këtë kualifikim më të vështirë mungesat?

Para sezonit kemi marrë çdo gjë në konsideratë, ne e dimë se çfarë na priste dhe nëse do të kishim mungesa. Lojtarët që kam në dispozicion janë në gjendje të luajnë në nivele të tilla, por sigurisht kur ke pak zgjedhje për të bërë është gjithmonë më e vështirë.

Do të jetë sërish Mbape lojtari që duhet markuar më mirë?

Nuk mendoj që në ndeshjen e parë vuajtëm markimin e Mbapesë. Në golat që pësuam ishte faji i përqendrimit dhe rreshtimit, por edhe merita e lojtarit i cili është një nga më të mirët në botë. Ai dhe Nejmar janë shumë të rrezikshëm në situatat një kundër një, ndaj duhet të bëjmë kujdes.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

37 minutes ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

38 minutes ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

46 minutes ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

1 hour ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

2 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

2 hours ago