Categories: sport

FK Osumi përgatitet të shkruajë historinë në futboll, kryebashkiakja Memaj: Urime për këtë hap të rëndësishëm

Djemtë e Dimalit janë gati të shkruajnë historinë e futbollit të qytetit të tyre. FK Osumi hodhi një hap të rëndësishëm për të qenë pjesë e Kategorisë së dytë të futbollit shqiptar duke fituar 3-0 përballë ekipit të Murlanit të Vaut të Dejës.

Kryetarja e Bashkisë Juliana Memaj ka uruar djemtë për fitoren, të cilët nëse fitojnë dhe ndeshjen e Play off-it, do të ngjiten një kategori më lart.

“Sot më shumë se kurrë duhet të jemi krenar për FK Osumi që hedhin një hap të rëndësishëm për të qenë pjesë e Kategorisë së dytë të futbollit shqiptar. Djemtë fituan përballë ekipit të Murlanit të Vaut të Dejës. Në përballjen e sotme për kategorinë e tretë ekipi ynë fitoi me rezultatin e pastër 3-0 falë një lojë të bukur dhe një grupi të kompletuar për të gjitha rolet dhe me këtë fitore ekipi ynë arrin në Play off.

FK Osumi do të ndeshet me një ekip të kategorisë së dytë pas dy javesh dhe në rast fitoreje ngjitemi në kategorinë e dytë ku bëjnë pjesë ekipe të njohura në futbollin shqiptar. Urime për këtë hap të rëndësishëm dhe suksese në ndeshjen e radhës”, shkruan kryebashkiakja Memaj.

FK Osumi u themelua vetëm 3 vite më parë. Pas punës së bërë prej vitit 2016 nga stafi i bashkisë për ngritjen e ekipeve zinxhir, me iniciativë të kryebashkiakes Memaj, në 2018-n u bë realitet ëndrra e shumë të rinjve për krijimin e ekipit të futbollit FK Osumi. Ndërkohë Bashkia ka rehabilituar dhe terrenet sportive duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e stërvitjes.

të fundit

Kosova hap një pikëkufitare të përkohshme me Maqedoninë e Veriut: I hapur për qarkullim deri në shtator

Ministri i Ministrise se Punëve te Brendshme, në mbështetje tê nenit 10 paragrafi 2 dhe nenit 11 te Ligjit Nr.…

2 minutes ago

DOSJA/ Skema si ‘Bankers’ zhvati shtetin, kinezët krijonin kompani fiktive për të marrë miliona; zbulohen transaksionet

Shumë shtetas kinezë, por edhe kazakë, kanë krijuar kompani fiktive në Shqipëri dhe kanë përfituar miliona nga Bankers... Dalin në…

33 minutes ago

Zjarri shkrumbon banesën në Korçë, i zoti i shtëpisë dërgohet me urgjencë në spital

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të marte një banesë në qytetin e Korçës. Burime për mediat bëjnë me dije…

37 minutes ago

“Zgjedh paqen, jo famën”! Rob Kardashian tregon pse është larguar nga sytë e publikut

Rob Kardashian ka thyer heshtjen. Në një bisedë të rrallë në podcast-in e Khloe-s, “Khloe in Wonder Land”, ai zbuloi…

59 minutes ago

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar…

1 hour ago

Postim tronditës i gruas së Zotas: Një muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’

Një ditë gëzimi, përvjetori i martesës së një çifti ka qenë gjithmonë një ditë gëzimi, por ky nuk është rasti…

1 hour ago