Categories: sport

Fjalët e Usyk pas shpalljes kampion: Trajnerët më thanë të mos e nokautoja Joshuan (VIDEO)

Oleksandr Usyk pasur u shpall  kampioni i ri i peshave të rënda në boks, duke e mposhtur Anthony Joshuan pas 12 raundesh, ka thënë se ka besuar në fitore dhe ka punuar shumë për këtë, duke mos e parë familjen për një kohë të gjatë.

Vendimi për fitoren e boksieri ukrainas pas 12 raundeve ka ardhur me vendim unanim të gjyqtarëve, ku të tre ishin në anën e Usyk: 117-112, 116-112, 115-113.

Usyk tani është kampioni i katër brezave: WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO në peshat e rënda.

Boksieri ukrainas ka thënë edhe fjalët e para si kampion i botës në peshat e rënda në boks për ‘Sky Sports Box Office’.

“Kjo do të thotë shumë për mua. Dueli shkoi siç prisja unë të shkonte. Kishte momente kur Anthony godiste fortë, por s’ishte asgjë speciale”.

“Nuk e kisha synim ta nokautoja, sepse ashtu më thanë trajnerët e mi. Në fillim, tentova ta godisja fort, por pastaj bëra detyrat e mia”.

“Gjëja e vetme që doja ishte të falënderoja Jezu Krishtin. Kam punuar shumë që nga janari në përgatitjet për këtë duel”.

“Më mori gjysmë viti dhe nuk e kam parë familjen për një kohë të gjatë. Më mungon t’i shoh ata. Dua të shkoj në shtëpi dhe të jem i lumtur me familjen. Nuk po mendoj për revanshin”, ka thënë Usyk.

të fundit

Horoskopi 5 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni…

3 hours ago

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës,…

3 hours ago

Tesla i jep Elon Musk aksione me vlerë 29 miliardë dollarë për ta mbajtur në drejtimin e kompanisë

Kompania Tesla ka vendosur t’i japë CEO-së së saj, Elon Musk, një pako aksionesh me vlerë 29 miliardë dollarë, me…

4 hours ago

Holanda vendi i parë që depoziton 500 milionë euro në mekanizmin e NATO-s për të financuar armët për Ukrainën

Holanda është vendi i parë që mbështet financiarisht mekanizmin PURL (Lista e Kërkesave të Prioriteteve të Ukrainës) të NATO-s për…

4 hours ago

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales. Një…

4 hours ago

EMRAT/ U gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn e tij

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i…

4 hours ago