Bayern Munich arriti që të fitonte çerekfinalen e dytë me Arsenal për të siguruar edhe kualifikimin në gjysmëfinalen e Champions. Gjermanët triumfuan 1-0 në Gjermani, ndërsa sfida e parë mes tyre kishte përfunduar 2-2.
Ky kualifikim është i pabesueshëm për Thomas Tuchel, i cili pas ndeshjes theksoi se skuadra e tij e meriton të jetë këtu.
Ndër të tjera nën vizoi se lojtarët treguan guxim për të mposhtur një kundërshtarë të vështirë si Arsenali.
“Është gjithmonë e pabesueshme ndjesia e mbërritjes në katër skuadrat më të mira. Arsenali ishte një kundërshtar shumë i vështirë, por ne e merituam kualifikimin.
Skuadra meriton komplimente të mëdha. Mazraoui dhe Guerriero janë teknikisht të shkëlqyer. Kishim nevojë për këtë bashkëpunim në krahun e majtë, pasi Arsenali është vërtetë i fortë në të djathtë.
Kjo fitore do të thotë shumë për mua. Pjesa e parë ishte si një lojë shahu. Askush nuk donte të bënte lëvizjen e parë apo të gabonte. Fraksioni i dytë ishte shumë më i mirë, ne treguam guxim.
Jam krenar për paraqitjen e skuadrës. Jam veçanërisht krenar për Laimer, i cili e bllokoi plotësisht Odegaard”, ka theksuar timonieri gjerman.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të…
Të hënën u konfirmua zyrtarisht se talenti i ri, Leon Avdullahu, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, duke refuzuar…
Një lidhje e veçantë midis nipërve dhe gjyshërve shpesh është e vështirë për t’u shpjeguar me fjalë, plot dashuri dhe…
Kris Jenner, e njohur si “momager” dhe ylli i kopertinës së Vogue Arabia për shtatorin, ka zbuluar vendimin e saj…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar sërish pas vendimit të Sali Berishës i cili i do t’i japë…