Pas fitores së Shqipërisë 3-0 ndaj Andorrës, Berat Gjimshiti, ka qenë i pari nga futbollistët që ka folur për mediat.
Kapiteni i kuqezinjve, përgëzon shokët për fitoren dhe premton se do të përmirësohen akoma dhe më shumë dhe do të shohim një Shqipëri më të bukur në ndeshjet në vijim.
“Kjo fitore ishte përgjigja e duhur, jo vetëm për tifozët por edhe për ne. Ishte e rëndësishme të rikuperonim pas humbjes me Anglinë. U futëm në fushë për të fituar, gjetëm golin me Manajn, që ishte çelësi për ta fituar ndeshjen.
Ishim edhe të lodhur se vinim tre ditë pas një ndeshjeje shumë të vështirë me një kundërshtar si Anglia. Çunat kanë bërë një ndeshje shumë të mirë sot, kemi ende për të përmirësuar disa gjëra, por jemi të lumtur me 3 pikët.
Do të përmirësohemi akoma dhe më shumë me kalimin e kohës dhe do të shikojmë një Shqipëri të bukur, por gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen dhe të marrim pikët”, shprehet Gjimshiti.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për më shumë komunikim…
Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë…
Izraeli ka kryer sulme ajrore në mbarë Rripin e Gazës të hënën, më 1 shtator, duke vrarë të paktën 31…
Pak para mesnatës së të dielës, Matiullah Shahab u zgjua nga lëkundjet e forta që përfshinë shtëpinë e tij në…
Gjermania nuk pret një sulm rus në territorin e NATO-s nën përgatitjet e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake ruso-bjelloruse të…
Këngëtarja Bleona Qerreti ka paditur në Gjykatën e Lartë të Shtetit në Nju Jork, SHBA, Evi Kokalarin. Sipas akt-padisë, një…