Categories: sport

Fitorja e vështirë me Interin, Chiellini: Juventusi nuk u favorizua aspak, fituam me meritë

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për epilogun e “Derby d’Italia”.

Juventusi arriti që me një lojtar më pak të mposht Interin në kuadër të javes së 37-të të Serie A.

Të lidhura

None found

Juventusi në fakt mbeti pa një lojtar në fushë kur u përjashtua Bentancur, por Ronaldo dhe dy golat e Cuadrados ndihmuan “Bianconerët” të dalin triumfues nga ky duel.

Pas ndeshejs, Chiellini theksoi se zërat që Juventusi u favorizua janë të pavlefshëm, pasi fitorja ishte plotësisht e merituar.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë kundër më të mirëve në Itali”, tha ai.

“Jemi qasur mirë, kemi qenë skuadër e cila nuk mundëm të ishim gjatë vitit, nuk jemi favorizuar aspak dhe e kemi merituar rezultatin”, shtoi ai.

“Në çerekun e parë të pjesës së dytë e nisëm keq, por në vuajtjet e minutave të fundit nxorrëm krenarinë për të mbajtur gjallë shpresën për Ligën e Kampionëve”, tha Chiellini.

“Nuk mendoj që kemi merituar të kualifikohemi me dy ndeshje, sepse kemi gabuar shumë, por do të provojmë deri në fund, do të shikojmë çfarë do të bëjnë të tjerët, ndërsa ne kemi të mërkurën një finale të kupës dhe për atë jemi të koncentruar”, përfundoi Giorgio Chiellini.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

57 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago