Ballkani ka realizuar një fitore të magjishme me përmbysje në minutën e fundit të shtesës ndaj ekipit turk të Sivassporit me rezultatin 3-4.
Pas kësaj sfide, “arkitekti” i skuadrës, trajneri Ilir Daja është shprehur i lumtur.
None found
“Futbollistët e Ballkanit ia dedikojnë gjithë Kosovës dhe ngritjes së futbollit në Kosovë këtë fitore. Këta djem kanë personalitet, karakter. Megjithëse kishim gjithë ato mungesa, lojtarët që u futën e vazhduan atë përpjekje që bënë lojtarët e formacionit. Të mungojë kapiteni, Gripshi, Astrit Thaqi, Bekteshi dhe Leo Abazi nuk është e lehtë, por i përballuam.
Ajo që do të veçoja është që kemi prodhuar lojë dhe kemi pasur shumë situata para portës. Nëse do ishim më cinikë, do ta mbyllnim ndeshjen më herët. Lojtarët kanë fituar përvojë në një nivel tjetër. Ekipet janë të forta dhe kanë përvojë. Kur ke besim te vetja dhe djemtë tanë kanë besim te vetja dhe respektin ndaj vetes, atëherë kjo gjë është shumë e mirë. Karakterin sportiv këta djem e kanë në nivelin optimal.
Sigurisht do të kishim tjetër mbështetje sikur të ishim ‘Xhebrailat’. Shpresoj që në ndeshjen e radhës të kemi përkrahjen e gjithë Kosovës. Këta djem sonte nuk kanë përfaqësuar vetëm qytetin e mrekullueshëm të Suharekës, por gjithë Kosovën”, ishin fjalët e Dajës./ h.ll/albeu.com
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…