Edy Reja foli pas ndeshjes me Andorrën në RTSH dhe ai preku disa tema, deri tek rinovimi i kontratës.
“Mes dëmtimeve dhe covid kanë qenë tre ndeshje të vështira, dukej si mallkim. E dinim se do të ishte e vështirë me Andorrën. Kishim ndryshuar më shumë se gjysmën e skuadrës. E dija që do kishim probleme po të mos realizonim dot.
Nuk ia dolëm dhe e vuajtëm. E rëndësishme është qe jemi rritur dhe kemi marrë rezultate. Ndodhën shumë gjëra në tre ndeshje, dukej sikur na kishin mallkuar. Humbëm 12 lojtarë prej problemeve”.
“Duhet të jemi të qartë për vlerësimet e lojtarëve të rinj. Kisha për detyrë të rinovojë grupin, kishim disa lojtarë në moshë. Duhet t’i zëvendësonim disa. Kam aktivizuar rreth 45 lojtarë këtë periudhë. Jam duke punuar për vitin 2024 dhe ky ka qenë objektivi im dhe i federatës.
Mund të buzëqeshim, pasi kemi të rinj të talentuar. Duhet krijuar grupi, ka lojtarë që nuk janë gati. Pas dy vitesh mund të jetë më i fortë e i pjekur, ndaj duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura”.
“Kontrata? Më kërkuan kontratë deri në 2024, por unë e kërkova vit pas viti. Nëse ka akord, jam gati të vazhdoj. Unë jam i kënaqur këtu. Nëse do kishim qenë të plotë me Poloninë do të ishim duke festuar kalimin në play-off.
Do kishte qenë histori krejt tjetër, jam i bindur që mund të fitonim. I kemi shanset të shkojmë në Europian, por varet nga shorti. Skuadra është rritur. Me grupin e plotë kjo skuadër mund të arrijë shumë në të ardhmen”. /
Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i kryer mbi trupin e Marjola Nakolecit është zbuluar se 36-vjeçarja ka gjetur vdekjen nga plagët e…
Hyrja në shumë vende turistike zakonisht kërkon pagesë, por ka edhe destinacione ku mund të vizitoni atraksione të mrekullueshme pa…
Futbolli shqiptar ka humbur një tjetër figurë të njohur. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një emër i respektuar i…
Kinematografia spanjolle është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Verónica Echegui, e cila ndërroi jetë të…
Pak javë pasi u zbulua identiteti i të dashurës së këngëtarit Jozi, duket se edhe vetë partnerja e tij, Xhoana…
Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen…