sport

Firmoset marrëveshja me FSHF, Credins Bank tashmë sponsori zyrtar i Kombëtares shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit firmosi sot me Credins Bank kontratën për të qenë sponsor zyrtar i Kombëtares së futbollit.

Dy drejtuesit e lartë të dy institucioneve respektive z. Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe znj. Monika Milo, zv. Drejtore e Përgjithshme e Credins Bank, ndanë mendimin se ky është një moment i rëndësishëm bashkëpunimi, i cili përkon edhe me fillimin e Kampionatit Euro 2024.

Ky partneritet i ri, i cili do të jetë për 3 vite, vjen si një mbështetje dhe promovim mbi vlerat e futbollit shqiptar.

Presidenti i FSHF-së, Duka vlerësoi këtë bashkëpunim të ri dhe shprehu bindjen se ky partneritet i ri do të sjellë rezultatet të shkëlqyera për të dyja palët dhe për futbollin.

“Po nisim një bashkëpunim të ri, me një institucion financiar serioz sikurse është Credins Bank dhe për ne është një kënaqësi shumë e madhe. Përmes këtij sporti të bukur dhe shumë të dashur për shqiptarët, përmes asaj që Kombëtarja ka bërë, përmes punës tonë për ta rritur futbollin, tashmë do ta kemi Credins Bank partnerin tonë për të paktën tre vite. Kur vlerat bashkojnë forcat, jam i sigurt që edhe rezultatet e bashkëpunimit do të jenë të shkëlqyera”, – theksoi Presidenti Duka.

Në fjalën e saj të përshëndetjes, znj. Monika Milo, fillimisht përgëzoi Kombëtaren shqiptare për performancën e shkëlqyer të arritur dhe i uroi gjithashtu shumë suksese për në Euro2024.

Ndër të tjera znj. Milo u shpreh: “Credins Bank ka kënaqësinë për nisjen e këtij rrugëtim kaq të veçantë. Ky është një partneritet që na bën të ndihemi krenarë, kur bëhet fjalë për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare. Ne e shohim këtë investim si vlerë të shtuar respektivisht për të dyja palët. Duke parë se skuadra Kombëtare e Futbollit është pikërisht ajo që i bën bashkë dhe krenarë shqiptarët, menduam që ky do të jetë një lajm impresionues njëherazi edhe për klientët sportdashës të Credins Bank.

Ky bashkëpunim, i cili do të sjellë në vëmendje të gjitha ngjarjet kryesore sportive vjen si një tjetër urë komunikimi dhe strategji shpërblyese për klientët tanë besnik. E gjithë marrëveshja bazohet në asocimin e dy institucioneve për të promovuar vlerat respektive si në nivel biznesi ashtu edhe ne atë sportive. E gjitha kjo, do të vijë e pasqyruar përmes një strategjie bashkëveprimi shumë dimensionale, si në aktivitete, evente, lançime fushatash mbi produkte & shërbime bankare specifike të ndërlidhura me klientët tanë me futbollistët, si edhe shumë surpriza të tjera”.

Përgjatë ceremonisë zyrtare, u diskutua gjithashtu për të gjithë rrugëtimin e suksesshëm që Kombëtarja Shqiptare ka treguar, sfidat ndër vite si dhe ambiciet e mëdha për të ecur përpara dhe përfaqësuar vendin denjësisht. Sukseset arrihen sigurisht përmes edhe bashkëpunimeve me partnerë prestigjioz dhe potencial që kontribuojnë në të mirë të futbollit.

të fundit

Aksident tragjik në Kosovë, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Llapushnik, në komunën e Drenasit, përgjatë rrugës Pejë-Prishtinë.…

17 minutes ago

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Apelit lë në burg Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin

Gjykata e Apelit, lë në fuqi masën e arrestit me burg për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin, të dy të…

36 minutes ago

Taksat dhe tarifat vendore/ Lehtësira fiskale për gra kryefamiljare e pensionistë, zbardhet vendimi, procedura e përfitimit

Bashkia e Tiranës, ka miratuar një paketë të re ndryshimesh dhe shtesash në sistemin e taksave dhe tarifave vendore, duke…

48 minutes ago

Vdekja e 55-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, çfarë thonë familjarët e të ndjerit

Familjarët e 55-vjeçarit, i cili vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare, nuk kanë ngritur dyshime për vdekjen e tij. Sipas…

1 hour ago

Skandal/ Thirrje për sulmuesin kuqezi, Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit

Në Rusi ka plasur skandali, ku Mirlind Daku, sulmohet nga tifozët e Zenitit. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg…

2 hours ago

Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës (VIDEO)

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec, pjesë e Parkut…

2 hours ago