Vllaznia ka prezantuar pardje goditjen e dytë në merkaton e janarit pas afrimit të mbrojtësit të majtë brazilian, Andrei Jago Almeida. 25-vjeçari nga Kosova, Alfred Ajdareviç, është zyrtarisht i kuqebluve. Bëhet fjalë për një fantazist, i cili vjen pas eksperiencës në futbollin suedez me klube si Orebro, Varnamo, Frej dhe Orebro Syrianska.
“Ajdareviç vjen te Vllaznia për të dhënë më të mirën e tij, ndërsa ka firmosur një kontratë 6-mujore me të drejtë zgjatjeje për një vit tjetër”, citohej dje në faqen zyrtare të klubit shkodran. Me pak fjalë, e ardhmja e futbollistit, nëse do të qëndrojë apo jo, do të varet shumë nga ajo që ofron në këto muaj për kuqeblutë.
“Panorama Sport” zbulon se mesfushori do të marrë 4 mijë euro në muaj. Në kontratën e tij ka një klauzolë, nga ku paga do të rishikohet pas përfundimit të këtij sezoni. Ajdareviç është vëllai i ish-mesfushorit të Kombëtares, Astrit Ajdareviç, i cili luajti me fanellën kuqezi kur ekipi drejtohej nga Kristian Panuçi. /panoramasport/
Arda Kurtulan është padyshim një nga lojtarët më të vlerësuar të këtij sezoni në Superligën turke. Futbollisti i cili nuk…
Grida Duma ka bërë një nga rrëfimet më personale deri më tani në bisedën me Bora Zemanin në Grida Duma…
Era e fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Si pasojë e reshjeve dhe erës,…
Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj. Nga kundërshtimi i…
Aulona Musta ishte e ftuar në “Fan Club”, ku komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos. Sipas saj, duket qartazi që…
Një zjarr është evidentuar këtë mbrëmje pranë zonës së Pashalimanit në Orikum. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrëfikëset nga Vlora,…