Pasi zyrtarizuan rinovimet e kontratave të Matteo Darmian, Henrikh Mkhitaryan e Federico Dimarco, tashmë “Zikaltërit” e Inter janë gati për rinovimin e shumëpritur, atë të kapitenit Lautaro Martinez, i cili është kthyer në një pikë referimi, te nënkampionët e Evropës, gjë që u pa edhe në përballjen e fundit, ndaj Verona.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, kontaktet mes “El Toro”-s dhe klubit për zgjatjen e kontratës deri në 2028-ën vazhdojnë, me palët që kanë arritur një marrëveshje të përgjithshme për shifrat dhe tashmë mungon vetëm firma, e cila nuk pritet të jetë shumë larg.
Mbyllja përfundimtare mund të arrijë në fund të janarit, por nuk mund të përjashtohet që mund të shkojë përtej kësaj, sepse nuk ka asnjë lloj shqetësimi nga ana e klubit, që pritet t’i ofrojë 7 milionë euro, plus bonuset 26-vjeçarit, shifër kjo që kënaq mjaftueshëm, ambiciet e kampionët të botës në fuqi. /abcnews.al
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar nga Fieri se rotacioni politik në Shqipëri mund të vijë vetëm përmes…
Dokumentet e reja për Jeffrey Epsteinin, të publikuara nga Ministria e Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregojnë se…
Debatet mes Selinit dhe Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” duket se nuk kanë fund. Përplasjet mes tyre…
Deputetja e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu u 'përplas' me deputeten e PD-së Ina Zhupa në Kuvend. Debati mes tyre erdhi,…
Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë arritur kulmin gjatë ditës së sotme, ku debatet mes banorëve janë…
GJKKO ka rrëzuar këtë të martë, kërkesën për heqjen e sekuestros së pasurive 1.1 milionë euro të mjekut të QSUT,…