sport

Fiorentina turpëron Napolin, në çerekfinale me Atalantën (VIDEO)

Napoli turëpërohet nga Fiorentina brenda në stadiumin Diego Armando Maradona me skuadrën vjollcë që arriti të triumfonte me rezultatin e thellë 5-2 duke u kualifikuar në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.

Në një ndeshje rokambolekse të cilët të kaltrit e mbyllën me 9 lojtarë pasi Lozano dhe Fabian Ruiz u ndëshkuan me karton të kuq. Për të kaluar në çerekfinale, Fiorentinës iu deshën 120 minuta lojë edhe pse vjollcët luajtën për gati një pjese loje me një lojtar më pak se Napoli pas daljes me të kuq të portierit Dragowski.

Fundi i pjesës së parë ishte vërtet intrigues pasi Vlahovic kaloi në epërsi miqtë ndërsa Mertens barazoi tre minuta më vonë në të 44-ën, ndërsa gjërat u bënë edhe më të vështira për Fioren kur portieri polak u ndëshkua me karton të kuq.Gjithsesi në fillimin e pjesës së dytë Fiorentina gjeti sërish epërsinë me Biraghin por vetëm në fund Napoli vendosi baraspeshën me Petagnan që realizoi në të 95-ën për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Në 30 minutat e shtesës në superioritet numerik Fiorentina shpërtheu duke shënuar dhe 3 herë të tjera me Venuttin, afrimin e ri Piatek dhe Maleh. Në çerekfinale vjollcët do të kenë përballë Atalantën.

të fundit

Funerali i Charlie Kirk bën bashkë Trump dhe Musk, zbardhet biseda: Kam dëgjuar që doje të flisnim

Ditën e djeshme, Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk, u ribashkuan në funeralin e Charlie Kirk, disa muaj…

16 minutes ago

Forcat Operacionale aksion në burgun e Peqinit/ Bastisen qelitë e të burgosurve përjetë, ja çfarë po kërkon policia

Forcat operacionale të policisë së burgjeve, kanë kryer kontrolle në mesnatë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin. Subjekt…

41 minutes ago

Shënon gol në limite, Myrto Uzuni i jep tre pikë Austin FC (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni, e çon në tetë numrin e golave për këtë sezon me amerikanët. SHBA - Austin…

49 minutes ago

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, nis operimin me tren elektrik në 2027-ën

Linja hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas, e cila do të operojë me tren elektrik dhe shpejtësi deri në 120 km/h, pritet të nisë…

1 hour ago

Zbulohen mbi 8 mijë bimë narkotike në Shkodër, nisin hetimet për 5 kryetarë fshatrash

Në kuadër të operacionit policor “Koordinata”, policia e Shkodrës, ka zbuluar dhe asgjësuar  8028 bimë të dyshuara si cannabis sativa,…

2 hours ago

Spitali i Vlorës ishte i tmerrshëm/ Babai i pësoi infarkt, Jori Delli zbulon fatkeqësinë tjetër në familje

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Jori Delli, ka ndarë publikisht një nga momentet më të rënda të jetës…

2 hours ago