Categories: sport

Fiorentina pa “busull”, Cesare Prandelli jep dorëheqjen

Fiorentina është në kaos. Humbja ndaj Milanit ka shkaktuar tërmet tek vjollcët. Trajneri Cesare Prandelli, i ardhur në drejtimin e skuadrës  më 9 nëntor, ka vendosur të dorëzojë çelësat e stolit. Në  këtë rikthim të tij tek Fiore, 63-vjecari e drejtoi ekipin në 23 ndeshje, duke fituar vetëm 6 takime,  përfshi këtu edhe  Kupën e Italisë, teksa regjistroi edhe 6 barazime e plot 11 humbje. 3 humbjet në 5 ndeshjet e fundit dhe pozicioni i 14-të në renditje kanë bërë që zhgënjimi të jetë i madh, me trajnerin që ka vendosur të largohet. Prandelli kishte një kontratë deri në fund të këtij sezoni, teksa ka hequr dorë nga pjesa e mbetur e pagesës së tij prej 4 milion eurosh.

Drejtuesit nuk kanë vonuar për të gjetur zëvendësuesin e Prandellit, duke riemëruar pikërisht atë që u shkarkua në nëntor nga stoli i ekipit toskan, Giuseppe Iachinin. Tekniku 56-vjeçar firmosi rinovimin e kontratës me Fiorentinën  në verën e vitit 2020-të dhe edhe pse u shkarkua në nëntor vijonte të përfitonte pagën e tij nga klubi vjollcë, tashmë nuk do të paguhet, duke qëndruar në shtëpi, por do të jetë sërish nën drejtimin teknik të skuadrës. Iachini qëndroi në krye të stolit të skuadrës toskane  për 30 ndeshje, duke fituar 12 prej tyre, tanimë ai që e nisi këtë sezon si trajner i Fiores do të duhet ta largojë këtë skuadër nga zona e rrezikshme, Fiorentina që është  7 pikë nga vendi i 18-të, që të dërgon në Serinë B edicionin tjetër.

Të lidhura

None found

të fundit

Horoskopi 1 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Marrëdhëniet tuaja sot do të jenë të mbushura me emocione të…

28 minutes ago

Përplasja mes Ballës dhe dhëndrit të Berishës, Klodiana Lala tregon ç’ndodhi brenda sallës së gjyqit

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka treguar detaje nga gjyqi për çështjen "Partizani",…

35 minutes ago

“Jam paragjykuar, por nuk viktimizohem”/ Kryemadhi: Nuk qava kur Iliri ‘tha do divorcohem’! Unë k*rvë nuk bëhem, po vrasëse për fëmijët e mi po

Monika Kryemadhi, teksa po fliste për gjyqin në Gjykatën e Posaçme me Ilir Metën tha se gjatë kësaj periudhe është…

57 minutes ago

Andi Bushati: Elisa është si Meremja, shërbejnë si pasqyrë për të parë të Madhin

Analisti Andi Bushati, bëri një paralele mes ish-ministres Elisa Spiropali të PS-së me Mereme Selën, kandidate për kryetare të PD-së,…

1 hour ago

“PD s’mund të jetë pronë private”, U la jashtë garës për kryetar të partisë, reagon Salianji: Akt i padëgjuar! Ky nuk është refuzim, por uzurpim funksionesh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas refuzimit të pranimit të dokumenteve të tij për kandidimin në garën…

2 hours ago

Presidenti i Trabzonsporit sqaron të ardhmen e Muçit: Vendos trajneri, nëse duhet ta blejmë apo jo

Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, njoftoi vendimin në lidhje me Ernest Muçin, e ardhmja e të cilit me ekipin ishte…

2 hours ago