Categories: sport

Finalja Spanjë-Argjentinë mund të përcaktojë edhe fituesin e Topit të Artë

Përballja finale e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës mund të ketë rëndësi përtej shpalljes së kampionit të ri të botës. Ndeshja mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe te emri i futbollistit që do të fitojë Topin e Artë.

Lufta për vlerësimin më të madh individual në futboll është ende e hapur, ndërsa paraqitja në finalen e së dielës pritet të luajë rol vendimtar në zgjedhjen përfundimtare.

Të lidhura

None found

Një sukses i Argjentinës do ta vendoste Lionel Messin në krye të kandidatëve për trofeun. Nëse triumfon, kapiteni argjentinas, 39 vjeç, do të siguronte Kupën e dytë të Botës, duke i shtuar një tjetër moment historik me kombëtaren një sezoni të suksesshëm me Inter Miamin, kampion të MLS-së.

Vëmendje ka marrë edhe një postim i llogarisë zyrtare të Topit të Artë në rrjetet sociale.

Organizatorët, vetëm 72 orë përpara finales, rikujtuan se çmimi mund t’i jepet edhe një lojtari që aktivizohet jashtë Evropës. Ky mesazh zbehu spekulimet se fakti që Messi luan në një kampionat jashtë kontinentit mund ta dëmtonte në garën për trofeun.

Nëse titulli shkon për Spanjën, konkurrenca për Topin e Artë do të ndërlikohet ndjeshëm. Lamine Yamal shihet si një prej pretendentëve kryesorë, falë sezonit të shkëlqyer dhe mundësisë për të fituar Kupën e Botës, ndërsa Rodri mbetet gjithashtu një kandidat tepër serioz.

Mesfushori spanjoll gëzon vlerësim të lartë nga ekspertët e futbollit dhe synon që këtë çmim ta fitojë për herë të dytë.

Në anën tjetër, mundësitë për Harry Kane, Jude Bellingham, Kylian Mbappé, Michael Olise, Ousmane Dembélé dhe emra të tjerë duket se janë pakësuar ndjeshëm.

Sipas analizave, ata mund të rikthehen në konkurrim vetëm në rast se Argjentina pëson humbje në finale.

Për këtë arsye, dueli i së dielës mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të ketë një peshë të dyfishtë: do të përcaktojë kampionin e botës dhe, me shumë mundësi, edhe fituesin e Topit të Artë për vitin 2026.

të fundit

René Higuita, portieri që sfidoi çdo kufi: Nga “akrepi” spektakolar te nëntë muajt në burg

René Higuita nuk ishte një portier i zakonshëm. Ai ishte një prej figurave më të pazakonta që ka parë futbolli,…

55 minutes ago

Nga Greqia te Egnatia, Deivid Hoxha optimist pas debutimit ndaj Partizanit: Jam gati për trajnerin dhe ekipin

Deivid HoxhaI ardhur në merkaton e verës te skuadra e Egnatias prej Panetolikos-it nga Superliga greke, talenti shqiptar Deivid Hoxha…

1 hour ago

Respekti duhet ruajtur gjithmonë” – Simeone i përgjigjet kritikave të Mourinhos ndaj arbitrimit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, i cili i sulmoi ashpër gjyqtarët pas humbjes 2-1…

1 hour ago

Serious incident in Greece: 25-year-old woman found dead with suspected knife wounds

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…

1 hour ago

Ngjarje e rëndë në Greqi, 25-vjeçarja gjendet e vdekur me plagë të dyshuara nga thika

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…

2 hours ago

Tirana, 235 FBI and law enforcement agency representatives to attend European conference tomorrow

Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European…

2 hours ago