sport

Finalja e madhe me Argjentinën, Deschamps “zbërthehet”: Argjentina fantastike, por Mbappe i shkëlqyer

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka analizuar në konferencën për shtyp përpara finales së madhe me Argjentinën, që do të zhvillohet në stadiumin “Lusail”.

Deschamps u shpreh optimist në prag të finales, ku tha se finalet e luajtura nga grupi i tij, ndihmojnë shumë në menaxhimin e emocioneve.

Të lidhura

None found

“Konteksti i një finaleje është gjithmonë i veçantë. Ekziston një anë emocionale që mund të jetë e ndryshme për çdo lojtar. Kur është finalja e parë për një lojtar, ka më pak të dhëna dhe referenca. Të luash disa finale ndihmon. Ekziston një menaxhim emocional që është i rëndësishëm. Në lidhje me këtë, fjalimi im apo bisedat që mund të bëj me të gjithë lojtarët, natyrisht, nuk janë identike për secilin prej tyre”,- tha tekniku i “gjelave”.

Në lidhje me situatën gripale që ka “mbërthyer” disa nga lojtarët më kyç francez, trajneri i “bluve” siguroi se ende nuk ka “asnjë lajm” për ta.

“Lojtarët ishin duke fjetur kur unë shkova në konferencën për shtyp, nuk kam informacion. Mundohemi t’ia dalim sa më mirë, me qetësi. Sot do të ketë informacione të reja. Do të kemi lajme sonte dhe deri nesër për t’u siguruar që jemi gati për këtë lojë të madhe”,- tha më tej Deschamps në fjalën e tij.

I pyetur nga Deschamps në lidhje me pjesëmarrjen e Benzema në finale, tekniku i “gjelave” ashtu si zakonisht iu shmang gazetarëve me shumë “diplomaci”.

“A përhapet fjala tek gazetarët e huaj? Nëse nuk përgjigjem, do të thoni më vonë se jam i zemëruar. Kam lojtarë që janë lënduar më parë. Karim është njëri prej tyre. I fundit që u lëndua ishte Lucas Hernández. Që atëherë, kam 24 lojtarë për të menaxhuar. Parashtrimi i pyetjes për këta lojtarë është, për të thënë të paktën, pak i vështirë. Grupi është atje. Nuk jam i shqetësuar për ftesat nga lojtarët, ish-lojtarët apo lojtarët e lënduar. Nuk e di kush do të jetë atje. Ne kishim një grup në fillim dhe për shkak të asaj që ndodhi, ne humbëm tre prej tyre, me Nkunkun në fillim. Ata ishin pjesë e fillimit të aventurës.”,- shpjegoi tekniku i “gjelave”, për çështjen “Benzema”.

Trajneri Deschamps nuk u ndal me kaq, por risolli në kujtesë dhe përballjen e fundit mes Argjentinës dhe Francës në Kupën e Botës. Ndeshja e cila përfundoi me rezultatin 4 me 2 në fazën e 1/16-ve, në favor të francezëve.

“Në 2018 ishin shtatë lojtarë që janë sot këtu. Në të vërtetë nuk është i njëjti ekip. Nuk do të krahasoj, nuk ka kuptim. Ishte në raundin e 16-të. Por gjashtë ndeshjet e luajtura, me lojtarë të ndryshëm, sisteme të ndryshme, janë të dobishme. Kemi tre analistë që i kanë parë të gjitha ndeshjet. Kjo na lejon të kemi informacion të saktë. Argjentina mund të bëjë diçka ndryshe nesër, por edhe ne mundemi. Maroku, në gjysmëfinale, e nisi me një mbrojtje pesëshe. Nuk e kishin bërë më parë. Duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë”,- është shprehur Deschamps.

Përsa i përket Mbappe, tekniku i “bluve” tha se Kylian ka nevojë për qetësi dhe se është në një gjendje të shkëlqyer shpirtërore.

“Mbappe? “Kur duhet të flasë, ai flet. Ka folur herë pas here. Kylian ka nevojë për qetësi, qetësi. Ai është i fokusuar në fushë, në atë që duhet të bëjë në fushë. Ai është në një gjendje të shkëlqyer shpirtërore. Nuk dua t’ia prish qetësinë shpirtërore, gjendjen shpirtërore”,- shtoi 54-vjeçari për Kylian Mbappe.

të fundit

Justina Shiroka Pula, presidentja më e re e Kosovës? Mikeshë e afërt rrëfen për familjen, akademinë dhe pasionin për artin

Prof. Dr. Vjosa Sadriu Hamiti, profesoreshë e gjuhës gjermane në Kosovë dhe mikeshë e afërt e presidentes së re, ka…

2 minutes ago

Tirana ngacmon Partizanin para derbit dhe shpall veten zot të kryeqytetit

Tirana dhe Partizani“Ethet” për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës kanë filluar të rriten ndjeshëm, aty ku janë përfshirë…

4 minutes ago

SPAK çon në gjykim katër persona për rrëmbimin dhe v*asjen e Renis Dobrës

SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme katër persona të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.…

12 minutes ago

Mërgim Vojvoda luajti çdo minutë për Kosovën, mediat italiane e cilësojnë “makineri” të Udineses

Mërgim Vojvoda ishte lojtari i Udineses që zhvilloi më së shumti minuta gjatë ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, pasi mbrojtësi kosovar…

16 minutes ago

Zgjedhja e presidentes pas mesnatës, a u respektua Kushtetuta? Juristi Burjani jep vlerësimin

Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente të Republikës së Kosovës. Shiroka Pula mori 81…

23 minutes ago

Zjarri përfshin fshatin Armen në Selenicë, erërat e forta përshpejtojnë përhapjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka shkaktuar…

25 minutes ago