sport

Finalja e Ligës së Kampioneve për sezonin 2029-30 do të luhet në Abu Dhabi?!

Finalja e Ligës së Kampioneve për sezonin 2029-30 do të luhet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe si pjesë e kontratës së re gjashtëvjeçare të UEFA-s me vlerë 2.4 miliardë dollarë (rreth 2.2 miliardë euro), shkruan spanjollja “OK Diario”.

Sipas spanjollëve, marrëveshja me Emiratet është një përgjigje ndaj vendimit të gjykatës në lidhje me projektin e Superligës, që pritet së shpejti në Luksemburg. Marrëveshja do të jetë e vlefshme nga sezoni i ardhshëm.

Të lidhura

None found

Marrëveshje për shkak të gjyqit të humbur në lidhje me Superligën

– UEFA e di se më 21 dhjetor mund të humbasë padinë në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në lidhje me Superligën dhe ra dakord me Abu Dhabin për të sponsorizuar Ligën e Kampionëve. Ata duan ta bëjnë më tërheqëse për klubet dhe të shmangin dezertimin në Superligë – tha Eduardo Inda në emisionin “El Chiringuito de Jugones”, raporton “OK Diario”.

Gjithçka thuhet se duhet të zyrtarizohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Paris më 7 shkurt, përpara shortit për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Njeriu kryesor për zbatimin nga ana e UEFA-s është zëvendëssekretari i përgjithshëm Xhorxho Marketi, shkruan “OK Diario”, i cili konsultohet me komitetin ekzekutiv për të siguruar që gjithçka të shkojë mirë.

Abu Dhabi si sponsor i titullit të Ligës së Kampionëve

Sipas mediave spanjolle, UEFA do të shesë të drejtat për të gjitha garat e UEFA-s, përfshirë ato të femrave dhe futsallit, për rajonin e Lindjes së Mesme.

Abu Dhabi duhet të bëhet edhe sponsori i ri i titullit të Champions-it dhe “qershia mbi tortë” duhet të jetë finalja në atë qytet në vitin 2030. Vetëm për atë sezon arabët thuhet se do të shpenzojnë 120 milionë dollarë. Ndërkohë, Superkupa e UEFA-s do të zhvillohej atje në një format të ri si një turne i katër skuadrave më të mira, sipas shembullit të italianëve dhe spanjollëve që e bëjnë këtë në Emiratet e viteve të fundit.

“Me këtë pakt, UEFA synon të sigurojë qëndrueshmërinë e saj për të ardhmen pa frikë nga ajo që Superliga mund t’u ofrojë klubeve. Vetëm një lëvizje masive kundër tifozëve, siç ndodhi me turneun e promovuar nga Florentino Perez, mund të ndalojë organizatën e drejtuar nga Aleksander Ceferin. Slloveni duket se pas mohimit aktiv dhe pasiv, është dorëzuar para petrodollarëve”, përfundojnë ata në mediat spanjolle. /PANORAMASPORT

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

41 seconds ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

15 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

18 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

45 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago