Categories: sport

Finalja e Kupës, Pirlo: Atalanta skuadër e fortë fizikisht, por duam të fitojmë trofeun

Havë zjarri për Juventusin, që nesër do të synojë të fitojë trofeun e vetëm ku ka mbetur në garë, Kupën e Italisë, ndërsa në fundjavë do të provojë të arrijë një vend në zonën Champions të renditjes.

Në prag të finales së Kupës përballë Atalantës në “Mapei Stadium”, Andrea Pirlo ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ndër të tjera theksoi se skuadra mezi e pret ndeshjen pasi synon ta fitojë këtë trofe.

Të lidhura

None found

 

“Kemi shumë dëshirë dhe entuziazëm për këtë finale, pasi duam ta mbyllim vitin me një trofe. Dy fitoret e fundit në kampionat na kanë ngritur moralin dhe tani do të synojmë të bëjmë mbylljen më të mirë të sezonit”, u shpreh Pirlo.

 

Finalen e Kupës Juventusi do ta luajë përballë Atalantës së vendit të dytë, që për më tepër po kalon një moment të shkëlqyer dhe është një makineri golash, megjithatë Pirlon nuk e tremb aspak kundërshtari.

“Atalanta është një skuadër shumë e fortë fizikisht dhe parashikoj një garë të ngjashme me atë të kampionatit, shumë të ekuilibruar. Mendoj se diferencën do ta bëjnë detajet dhe shpresoj që këtë herë episodet t’i kemi në favorin tonë”, tha trajneri bardhezi.

Në “Mapei Stadium” do të rikthehen tifozët pas më shumë se një viti, ndërsa trajneri Pirlo nuk e fsheh kënaqësinë për faktin që do të dëgjojë sërish mbështetjen e fansave në tribunë dhe driblon pyetjet mbi të ardhmen e tij.

“Më vjen shumë mirë që do të ketë tifozë në shkallët e stadiumit, pasi gjatë një viti pandemi kemi mësuar se futbolli nuk është i njëjtë pa ata. Na kanë munguar shumë dhe mezi pres të dëgjoj mbështetjen e tifozëve nesër. Për të ardhmen nuk mendoj, pasi jam i përqendruar maksimalisht në dy sfidat e fundit të sezonit”, tha Pirlo.

të fundit

Trial Begins Over the Murder of Police Officer Muhamet Lika, 12 Witnesses to Testify

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë…

16 seconds ago

Procurement Violations Left €22.5 Million Worth of Procedures in Limbo

Demokraci Plus (D+) ka publikuar raportin "Kostoja e procedurave të papërfunduara: rivlerësime të përsëritura dhe mungesa e kontratave", në të…

41 seconds ago

Motorcyclist Seriously Injured in Skopje Collision, Driver Flees

Një motoçiklist u lëndua rëndë në një aksident trafiku që ndodhi dje në lagjen Gjorce Petrov të Shkupit, pasi u…

1 minute ago

Largimi i Olises nga vila në Mynih shton zërat për kalimin te Real Madridi

Michael Olise vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve.Sulmuesi anësor i Bayern Munichut shkëlqeu…

1 minute ago

VMRO-DPMNE Accuses SDSM, DUI and Taravari of Remaining Silent on Valbon Limani

Në vend të përgjigjeve të qarta dhe marrjes së përgjegjësisë për skandalin e ujit në Gostivar, publiku po dëshmon standarde…

2 minutes ago

Motoçiklisti plagoset rëndë në një përplasje në Shkup, shoferi largohet

Një motoçiklist u lëndua rëndë në një aksident trafiku që ndodhi dje në lagjen Gjorce Petrov të Shkupit, pasi u…

5 minutes ago