Categories: sport

Finalja e Kupës, Pirlo: Atalanta skuadër e fortë fizikisht, por duam të fitojmë trofeun

Havë zjarri për Juventusin, që nesër do të synojë të fitojë trofeun e vetëm ku ka mbetur në garë, Kupën e Italisë, ndërsa në fundjavë do të provojë të arrijë një vend në zonën Champions të renditjes.

Në prag të finales së Kupës përballë Atalantës në “Mapei Stadium”, Andrea Pirlo ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ndër të tjera theksoi se skuadra mezi e pret ndeshjen pasi synon ta fitojë këtë trofe.

 

“Kemi shumë dëshirë dhe entuziazëm për këtë finale, pasi duam ta mbyllim vitin me një trofe. Dy fitoret e fundit në kampionat na kanë ngritur moralin dhe tani do të synojmë të bëjmë mbylljen më të mirë të sezonit”, u shpreh Pirlo.

 

Finalen e Kupës Juventusi do ta luajë përballë Atalantës së vendit të dytë, që për më tepër po kalon një moment të shkëlqyer dhe është një makineri golash, megjithatë Pirlon nuk e tremb aspak kundërshtari.

“Atalanta është një skuadër shumë e fortë fizikisht dhe parashikoj një garë të ngjashme me atë të kampionatit, shumë të ekuilibruar. Mendoj se diferencën do ta bëjnë detajet dhe shpresoj që këtë herë episodet t’i kemi në favorin tonë”, tha trajneri bardhezi.

Në “Mapei Stadium” do të rikthehen tifozët pas më shumë se një viti, ndërsa trajneri Pirlo nuk e fsheh kënaqësinë për faktin që do të dëgjojë sërish mbështetjen e fansave në tribunë dhe driblon pyetjet mbi të ardhmen e tij.

“Më vjen shumë mirë që do të ketë tifozë në shkallët e stadiumit, pasi gjatë një viti pandemi kemi mësuar se futbolli nuk është i njëjtë pa ata. Na kanë munguar shumë dhe mezi pres të dëgjoj mbështetjen e tifozëve nesër. Për të ardhmen nuk mendoj, pasi jam i përqendruar maksimalisht në dy sfidat e fundit të sezonit”, tha Pirlo.

të fundit

“Unë nuk i përndjek meshkujt”/ Xheneta thumbon Bora Zemanin

Ish-finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Xheneta vazhdon të jetë pranë ndjekësve në ‘Tik-tok’. Ajo i është përgjigjur disa pyetjeve…

12 minutes ago

E kryqëzuan në rrjet, ish-banorja e BBV 4 i del në mbrojtje Xhensila Myrtezajt

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, ka folur së fundmi mbi reagimet që publiku ka në lidhje…

44 minutes ago

Valë e nxehtë prek sërisht Shqipërinë, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa…

47 minutes ago

Izraeli miratoi planin për marrjen nën kontroll të Gazës/ Turqia: OKB që të veprojë menjëherë! Kina: Të ndërpriten këto veprime të rrezikshme

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ushtria “të marrë kontrollin”…

1 hour ago

Arrestohet në Spanjë anëtari i grupit të “Visit të Pojës” (EMRI)

Arrestohet në Spanjë anëtari i grupit të Visit të Pojës, të njohur si Elvis Doci. Në pranga, ka përfunduar Juxhin…

2 hours ago

Dhunoi gruan dhe vajzën, vihet në pranga 56-vjeçari në Tiranë

Uniformat blu ,ë  Tiranë, kanë arrestuar shtetasin A. J., 56-vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës…

2 hours ago