“Kemi bërë një punë të mirë, siç shpresonim. Finalja është një arritje e madhe për të cilën jam krenar, por nuk mjafton. Ka rëndësi të fitojmë të dielën, vetëm kështu mund të jetë një sukses i vërtetë”.
Nuk kënaqet me kaq sa ka bërë Roberto Mancini dhe është e natyrshme, pasi Italia e tij është 90 minuta larg historisë në finalen e “Wembley”-t, aty ku ka shansin që përballë anglezëve të fitojë kampionatin Europian. Nuk kanë rëndësi faktorët që mund të mos ketë në favor, si për shembull fakti që “3 luanët” luajnë në shtëpinë e tyre.
“Anglia do të ketë më shumë tifozë, por duke marrë në konsideratë që vinim nga një vit e gjysmë pa tifozë, s’ka gjë, mirë edhe kështu. Besoj se do të jetë diçka e bukur të jenë kaq shumë njerëz në stadium. Jemi ne që duhet t’i vëmë nën presion anglezët, nëse do të jemi të zotët për të kaluar në avantazh. Përballemi me një skuadër të madhe, të fortë fizikisht dhe teknikisht, një skuadër që lufton. Për ne do të jetë betejë deri në fund”, deklaroi trajneri italian.
Është normale që para një finaleje të tillë nuk vlen shprehja shabllon, “një ndeshje si gjithë të tjerat”, edhe pse Mancini kërkon të evitojë presionin e tepërt që shpesh paralizon lojtarët duke bërë efektin e kundërt.
“Duhet luajtur me përqendrim dhe gëzim, pasi nuk mund të luash një ndeshje futbolli i tendosur, nervoz. Shërben vetëm presioni i duhur, duke kërkuar që të shkojmë aty dhe të argëtohemi, vetëm kështu fitohet një finale”, tha Mancio.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…