Francesco Totti nuk ndalet kurrë. Pas udhëtimit në Holandë, ku u takua me mikun e tij Seedorf, dhe angazhimit gjatë ceremonisë së hapjes së Euro 2020, ish-kapiteni i Romës vazhdon turneun e tij europian.
Ndalesa e radhës ishte në Moskë, ku ai dha një intervistë për mediet vendëse, duke folur për karrierën e tij me verdhekuqtë dhe për turneun aktual europian.
None found
“Mund të shkoj në Shën Petersburg për të ndjekur ndeshjet, por ende nuk e kam vendosur se cilat do të shoh. Nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që ne të flasim për futbollin”, tha ish-mesfushori i Romës.
Sa i përket Kampionatit Europian, Totti i ka idetë mjaft të qarta.
“Franca sigurisht që do të arrijë në finale, por gjithashtu shpresoj që edhe Italia do të jetë deri në fund. Nuk është hera e parë që unë vij në Moskë, por është hera e parë që mund të lëviz lirshëm. Mund të takoj Dmitry Alenichev, me të cilin kam luajtur tek Romë. Ne kemi mbajtur marrëdhënie të mira. Te Roma askush s’e ka marrë ende numrin 10? Herët ose vonë dikush do ta bëjë, nuk vendos unë”, tha Totti.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…