Categories: sport

Finalja e EURO 2020, Conte e skanon: Si dhe pse Italia mund ta thyejë Anglinë!

Antonio Conte ka analizuar në Gazzetta Dello Sport, Italinë dhe Anglinë para finales së madhe të EURO 2020, që luhet të dielën prej orës 21:00.  “Italia e meriton plotësisht të jetë në finale. Ata e provuan veten e tyre me çdo kundërshtar që u përballën, ishin në gjendje të kalonin situata të ndryshme, me edhe pa top. Gjithmonë u përpoqën të ruajnë idetë, identitetin dhe stilin e tyre, por ishin në gjendje edhe të përshtateshin me kundërshtarët që kishin përballë dhe të gjenin mënyrën për të marrë rezultat”.

“Për mua dominimi është krijimi i shanseve të rrezikshme për gol. Nisur nga kjo, dominimi i Spanjës me Italinë nuk ishte i qartë. Nëse kur mban topin nuk vertikalizon për të krijuar raste për gol ose për të sulmuar në krah, atëherë gjithçka bëhet kot. Mund ta mbash topin sa kohë dëshiron, por nëse nuk krijon raste, nuk duan dhe nuk shënon, atëherë nuk do të fitosh dot”.

Të lidhura

None found

“Italia është e vështirë të mposhtet, pasi kurrë nuk e gjen të papërgatitur. Ne nuk lëmë hapësira dhe detyrojmë gjithmonë kundërshtarin të bëjë veprime të komplikuara. Gjithashtu kemi një mur të formuar nga Donnarumma, Bonucci e Chiellini. Për mua Gigio është një nga tre portierët më të mirë në botë. Çfarë mund të themi për Bonucci e Chiellini? Edhe pas 1000 betejash ata ende mbajnë erë gjaku. Kanë mentalitet fituesi, karakter, forcë. Në momentet e vështira ata janë absolutisht lojtarët kryesorë”.

“Anglia? Ndryshe nga Spanja që e kalon topin prapa, Anglia gjithmonë përpiqet të godasë në situatat një kundër një. Vlerësim për Harry Kane, për aftësinë e tij për të marrë topin dhe për luajtur me ekipin, sicc ndodhi te goli i barazimit me Danimarkën. Ai është i zoti për këtë pjesë, por si trajner do ta mbaja në zonë, pasi është klinik aty. Anglia ka edhe dy mesfushorë shumë fizikë, si Rice dhe Phillips. Ata i sjellin ekuilibër skuadrës, por bëjnë shumë pak vertikalizime. Kryesisht zgjedhin të bëjnë pasime të thjeshta”.

“Një pikë e dobët për Anglinë është që nëse u bëhet presing në mbrojtje kur ndërtojnë nga prapa aksionet sulmuese, ata nuk janë aq të mirë sa Spanja për t’i shpëtuar presingut. Sidoqoftë, nëse jeni ultra-ofensiv dhe ata i shpëtojnë presingut, atëherë duhet pasur kujdes nga ritmi që kanë. Pikërisht kjo është pjesa ku Italia duhet të tregojë përvojën në leximin e momenteve të ndryshme të lojës”.

“Finalja e parë që pas Botërorit 1966? Mund të jetë një erë në velat e tyre, ose një spirancë e madhe që i rëndon ata. Ne do të kemi më pak tifozë në stadium, por më shumë përvojë se ata në fushë. Ne e dimë se çfarë do të thotë të luash finale, gjithashtu ne dimë edhe si fitohen ato”.

të fundit

Aro Muric shpëton Sassuolon, Milani ndalet në barazim

AC Milani nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në udhëtim te Sassuolo.“Rossonerët” ishin më kërkues, por…

7 minutes ago

Bree Taisi i vendos kufi Nick Cannon: Një fëmijë i 13-të do të sillte ndarjen

Partnerja e aktorit amerikan Nick Cannon, Bree Taisi, ka vendosur një kufi të qartë në marrëdhënien e tyre, nëse ai…

9 minutes ago

Albania is not for sale, the government is”/ 121st march toward the Prime Minister’s Office, Rama’s resignation demanded

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit thërrasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet…

10 minutes ago

US investigates ABC, CBS, CNN, Fox News and NBC over possible antitrust violations, new tensions with Trump

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim ndaj pesë rrjeteve të mëdha televizive, ABC, CBS, CNN, Fox News dhe…

11 minutes ago

Baby dies at 38 weeks of pregnancy as investigation links tragedy to faulty heart-rate monitor

Një ngjarje tragjike në një spital në Mbretërinë e Bashkuar ka rikthyer vëmendjen te siguria e pacienteve në maternitetet, pasi…

11 minutes ago

Raphael Glucksmann wins France’s social democratic left primary decisively with over 66% of the vote

Eurodeputeti Raphael Glucksmann është zgjedhur kandidat i së majtës socialdemokrate për zgjedhjet presidenciale në Francë, pasi siguroi më shumë se…

11 minutes ago