sport

Finalja e Conference League, spitalet për tifozët e dy skuadrave do të jenë të ndryshëm: Frikë nga kanabisi holandez

Finalja e parë e Conference League do të mbahet në Tiranë më 25 maj mes Romës dhe Feynoord.

Një event që Shqipëria e organizon për herë të parë dhe që padyshim do të testojë aftësitë e vendit për mbarëvajtjen e tij.

Tirana pritet të hermetizohet dhe policia e shtetit do të ketë forca të shtuara në terren dhe gjithashtu do të ketë ndihmë edhe nga policia italiane dhe ajo holandeze.

Synohet që gjatë ditës së  finales, tifozët e të dyja skuadrave mos të kenë asnjë pikë kontakti edhe pse kjo duket disi e pamundur për t’u realizuar.

Një problem që parashikohet është konsumi i kanabisit nga ana e tifozëve holandezë pasi siç dihet në Holandë është i ligjshëm bën të ditur Gazeta  Shqiptare.

Bëhet me dije, se në rast të një përplasje mes tifozëve, apo çfarëdo incidenti që mund të ndodhë, spitalet do të jenë të ndryshëm. Italianët do të dërgohen te Trauma, ndërsa holandezët në QSUT./albeu.com

të fundit

Zjarr në një apartament në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë shtëpinë

Një apartamet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Granice të Gjirokastrës. Zjarri ka rënë në katin e…

13 minutes ago

Emocione dhe tensione në Big Brother VIP Kosova, Edi përballet me deklaratën e Dolces

Mbrëmja e sotme në shtëpinë e Big Brother pritet të jetë e mbushur me përplasje dhe emocione të forta. Produksioni…

32 minutes ago

“Të përgatitemi për protestën e 22 dhjetorit”, Berisha: Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se data 22 dhjetor është data e protestës së përgjithshme kombëtare. Gjatë…

52 minutes ago

Eksperti amerikan paralajmëron: Serbia duhet të pranojë rendin perëndimor për paqe të qëndrueshme në Ballkan

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ekspert për Ballkanin Perëndimor, tha pas dëshmisë së tij në Kongresin…

54 minutes ago

Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e TikTok-ut

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të…

1 hour ago

Berisha përshëndet protestuesit e partisë ‘Shqipëria Bëhet’: Kur ne të zëmë këtë shesh me betimin se nuk do e lëshojmë pa largimin e Ramës, ai do ia mbathë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se opozita ka nisur betejën e saj përfundimtare, të cilën e…

2 hours ago