sport

Finalja e Conference League, Reja: Roma në Tiranë do të ndjehet si në shtëpi

Jemi vetëm pak orë larg finales së madhe të Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet në “Air Albania”.

Për ekipin e Romës kjo është finalja e parë pas 31 vitesh dhe po presin me padurim të luajnë finalen me shpresën se do të fitojnë dhe do ta marrin trofeun në shtëpi.

Duke folur për këtë ndeshje, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja është shprehur për mediat italiane se është i lumtur që kjo finale do të luhet në Shqipëri.

Është një kënaqësi për të gjithë shqiptarët dhe Federatën. Personalisht jam shumë i lumtur që do luajë një skuadër italiane. Për më tepër në Shqipëri ka shumë tifozë të Romës dhe do të jetë sikur luajmë në shtëpi. Shqiptarët janë më shumë me italianët se me holandezët,”tha ai.

Më tej tekniku theksoi se Tirana është një qytet i bukur për t’u vizituar, ndërsa sipas tij “Air Albania” është një stadium i mrekullueshëm.

Tirana është një qytet i bukur, padyshim europian, i këndshëm për t’u vizituar. “Air Albania” është një stadium i mrekullueshëm. Fatkeqësisht ka pak vende në krahasim me kërkesën edhe sepse imagjinoj se sa tifozë të Romës do të kishin dashur të ishin aty,” deklaroi Reja./albeu.com

të fundit

Ndërroi jetë pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i pallatit në ndërtim! Punonjësi 64-vjeçar vdiq nga mungesa e sigurisë në punë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P.,…

4 minutes ago

KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…

13 minutes ago

Bisedimet në Berlin/ Zelenskyy: Gati të heqim dorë nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive perëndimore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…

1 hour ago

65-vjeçari ndërron jetë në Kamëz, elektricisti bie nga kati i 8-të i pallatit në ndërtim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…

2 hours ago

Selvije Jaho merr vendimin pas vdekjes së Shpatit Kasapit

Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…

2 hours ago

U përfol për një aksident të rëndë/ Reagon Einxhel Shkira: Ja si qëndron e vërteta

Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një…

3 hours ago