Finalja e Champions League nisi 36 minuta me vonesë për arsye se kishte shumë tifozë të Liverpoolit të cilët nuk kishin hyrë ende në stadium.
Shumë tifozë po përplaseshin me sigurimin jashtë stadiumit pasi ata nuk po hapnin portat, dhe shumë tifozë të ekipit anglez po tentonin të hynin nga kangjellat apo muri rrethues i Stade de France.
Por pas kësaj situate, e vërteta ishte se shumë fansa të “The Reds” ishin me bileta false ose pa bileta fare. Për këto rrëmuja dhe për këtë situatë të biletave, Liverpooli në një njoftim zyrtar ka kërkuar ndihmë nga tifozët për të identifikuar personat që shkaktuan rrëmujë para finales.
Njoftimi zyrtar
“Liverpool FC po u kërkon mbështetësve që morën pjesë në finalen e Champions League në Paris të plotësojnë një formular reagimi në mënyrë që të mbështesin çdo hetim mbi menaxhimin operacional të ngjarjes”, thuhet fillimisht në komunikatën e klubit anglez.
“Klubi zyrtarisht kërkoi një hetim zyrtar dhe transparent për çështjet me të cilat përballeshin tifozët në dhe përreth Stade de France, para dhe pas fillimit”.
“Formulari mund të aksesohet në internet këtu dhe gjithashtu do t’u dërgohet me email direkt mbështetësve që blenë një biletë për lojën”.
“Liverpool dëshiron të falënderojë të gjithë fansat që gjetën kohë për të plotësuar formularin dhe për të ndarë përvojat e tyre me ne”, përfundon njoftimi i tyre./ h.ll/albeu.com
Rodrigo De Pol, konsiderohet me shaka nga tifozët si truproja e Lionel Mesit, pasi mesfushori ka qenë gjithmonë në krah…
Ludo Lee është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 në spektaklin e së hënës. Ai me origjinë është…
Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, Prokuroria e Posaçme, SPAK ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj,…
Sulmuesi gjerman, Karim Adeyemi thuhet se ka kërkuar të largohet nga Borussia Dortmundi për shkak të kërkesës të së dashurës…
Në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit ku ishin të pranishëm partnerë europianë, të shoqërisë civile dhe…
Gjatë ndeshjes së Premier Ligës kundër Bërnmuth, e cila përfundoi me një barazim dramatik 4-4, Xhordan Maino-Hames, vëllai i mesfushorit…