Categories: sport

Finalja e Botërorit çoi në rekord kërkimin në Google: “Sa zgjat koha shtesë?”

Përballja finale e Kupës së Botës 2026 ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës tërhoqi vëmendje të jashtëzakonshme jo vetëm në televizion, por edhe në internet.

Të dhënat e Google Trends tregojnë se kërkimi “Sa zgjat koha shtesë në futboll?” shënoi në Spanjë nivelin më të lartë të 20 viteve të fundit.

Të lidhura

None found

Kjo rritje e interesit ndodhi pasi 90 minutat e rregullta të finales në stadiumin MetLife u mbyllën pa gola. Ndeshja shkoi në vazhdime, ku Ferran Torres realizoi golin që i dha Spanjës titullin e dytë të kampiones së botës.

Krahas pyetjes për kohëzgjatjen e shtesës, mes pesë kërkimeve më të njohura në Spanjë gjatë finales ishin: “Nga është Ferran Torres?”, “Kur mbërrin kombëtarja spanjolle në Madrid?”, “Kur do të zhvillohen festimet për titullin e Kupës së Botës?”, “Kush shënoi golin që i dha Spanjës Kupën e Botës?” dhe “Për cilin klub luan Ferran Torres?”.

Vëmendje e shtuar edhe për fanellën e kampionëve

Me përfundimin e finales dhe kurorëzimin e Spanjës si kampione, u shtuan ndjeshëm edhe kërkimet për fanellën e re të përfaqësueses.

Shprehjet “fanella e Spanjës me dy yje” dhe “fanella e re e Spanjës” u renditën ndër kërkimet më të shpeshta në vend.

Në Argjentinë, ndërkaq, menjëherë pas disfatës në finale, Kupa e Botës 2030 u kthye në temën më të kërkuar në internet, pasi tifozët e drejtuan vëmendjen te edicioni i ardhshëm.

Fotografia e Messit me Yamal u përhap në mbarë botën

Në rang global, vendin e parë mes tendencave në Google e zuri fotografia e njohur në të cilën Lionel Messi mban në krahë dhe lan në vaskë Lamine Yamal kur ishte foshnjë. Imazhi simbolik fitoi një kuptim të ri pas finales, në të cilën Yamal udhëhoqi Spanjën drejt triumfit kundër Argjentinës.

të fundit

The Hague ruling: Albanian-Americans announce protest outside UN headquarters in New York

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York,…

7 hours ago

Goditje për Spallettin, portieri i Juventusit këput ligamentin e gjurit

Kamil Grabara ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, ka konfirmuar Juventusi, vetëm pak…

7 hours ago

Horoskopi për ditën e diel, 20 Shtator 2026

Dashi E diela ju sjell mundësi për të kaluar momente të veçanta me njerëzit që doni. Në dashuri, një surprizë…

8 hours ago

Vendimi i Hagës, shqiptaro-amerikanët njoftojnë protestë para selisë së OKB-së në New York

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York,…

8 hours ago

Two Germans tape their paintings near the Mona Lisa, detained by police

Dy shtetas gjermanë janë ndaluar në Muzeun e Luvrit në Paris, pasi ngjitën dy piktura në mur, pranë të famshmes…

8 hours ago

Diana’s historic “revenge dress” returns to auction, valued at up to $300,000

Fustani i zi i Princeshë Dianës, i njohur prej vitesh si “Revenge Dress”, është rikthyer në vëmendjen e publikut, pasi…

8 hours ago