sport

Filippo Inzaghi shkarkohet nga pozita e trajnerit të Salernitanas

Serie A shndërrohet në makth për Philipo Inzaghin. Ish-sulmuesi italian, tashëm në rolin e trajnerit, është shkarkuar për herë të tretë, në po kaq eksperienca në elitën e futbollit italian.

Humbja të premten ndaj Empolit në shtëpi rezultoi fatale për Inzaghin, teksa Salernitana vendosi ta shkarkojë dhe t’i besojë pankinën Fabio Liveranit deri në fund të sezonit.

Philippo Inzaghi shkarkohet kështu 5 ditë para transfertës milaneze ndaj Interit, duke humbur mundësinë e një tjetër derbi me të vëllanë, Simone Inzaghin, që drejton me sukses zikaltrit e Milanos.

Kjo te Salernitana ishte eksperienca e tretë e Philippo Inzaghit në Serinë A, pas Milanit e Bolognës dhe në të tre rastet është shkarkuar. Megjithatë e kundërta ka ndodhur me Super-Pippon në Serinë B, ku ka bërë mjaft mirë në të gjithë skuadrat ku ka punuar. /gazetaexpress/

të fundit

Aksident i rëndë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së…

15 minutes ago

I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar tek drejtësia, GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për…

35 minutes ago

Lumturije Nonaj, e vetmja rapsode grua në botë që i bie lahutës

Lahuta mbetet shpirti i Shqipërisë së Veriut. Historitë që lindin nga tingujt e saj udhëtojnë më shpejt se njerëzit në…

58 minutes ago

Akuzoi Brikenën për ndërhyrje estetike/ Zbulohen FOTOT e vjetra të Inës së “Big Brother Vip”

Ina, një nga banoret e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes…

1 hour ago

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet për shpërdorim detyre ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj

Gjykata e Durrësit, ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për ish-drejtorin e Burgut, Indrit Cërloj, i cili akuzohet…

1 hour ago

Kërcënoi se do hakmerrej për vrasjen e të birit, procedohet babai i Martin Çeços

Policia e Korçës, ka nisur procedimin penal për Nevzat Çecon, 70 vjeç, babai i Martin Çeços i cili u vra…

2 hours ago