sport

FIFA zgjat afatin e rregullave të vendosura për klubet ukrainase dhe ruse

Lojtarët dhe trajnerët që janë të lidhur me klubet ruse ose ukrainase do të mund të pezullojnë kontratat e tyre deri më 30 qershor 2023.

FIFA ka vendosur të zgjasë afatin e rregullave të reja të vendosura për të mbrojtur të drejtat e lojtarëve dhe trajnerëve që janë pjesë e klubeve ruse dhe ukrainase.

Këtë e ka bërë të ditur vetë organi më i lartë botëror i futbollit, FIFA, i cili ka shpjeguar se si ky vendim pason ato të miratuara në mars.

Sipas këtyre dispozitave, lojtarët dhe trajnerët në fjalë, përveç rasteve kur bien dakord ndryshe me klubet e tyre, do të kenë të drejtë të pezullojnë kontratat e tyre deri më 30 qershor 2023.

Në këtë mënyrë si lojtarët ashtu edhe trajnerët do të kenë mundësi të punojnë dhe të marrin rrogë në vende të tjera. Gjithashtu u konstatua se të miturit që ikin nga Ukraina me prindërit e tyre për shkak të konfliktit të vazhdueshëm do të përjashtohen nga rregulli që ndalon transferimin ndërkombëtar të lojtarëve nën moshën 18 vjeç. FIFA njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të ndryshojë kuadrin rregullator sipas zhvillimeve të konfliktit në Ukrainë./ h.ll/albeu.com

të fundit

Çfarë kishte që nuk shkonte në koncertin e Dafinës?

Pallati i Rinisë u mbush mbrëmë me energji dhe ritëm gjatë natës së parë të “Supernova”, ku Dafina Zeqiri dhuroi…

17 minutes ago

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

Shkurta Haxhiu është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Kosova 4, duke u bërë e larguara e dytë e…

22 minutes ago

Edmond Spaho thirrje demokratëve të mbështesin Ervin Salianjin, “shpërthen” kundër Berishës e Nokës: PD ka rënë në moçal

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaron se është kundërshtar i vendosur i Ervin Salianjin, por thekson se pavarësisht dallimeve…

25 minutes ago

Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT, e pësojnë dhe personat që ndërtuan

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq pesë…

1 hour ago

Trump i prerë: Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit.…

2 hours ago

ALARM! Rriten s*lmet kibernetike dhe mashtrimet online në Shqipëri

Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të…

2 hours ago