FIFA ka ndërmarrë hapin e parë të rëndësishëm drejt përfshirjes së sërishme të Rusisë në futillin ndërkombëtar, duke e pranuar përfaqësuesen e saj të të rinjve në një turne të ri. Ky është lehtësimi i parë madhor i qëndrimit ndaj vendit që pas ndalesës së gjerë sportive të vendosur katër vite më parë.
None found
Rikthimi zyrtar i Rusisë është bërë në nivelin e moshave, me përfshirjen e saj në shortin për fazën e grupeve të Kupës së Botës U-15, e cila do të zhvillohet në Azerbajxhan.
Përfaqësuesja ruse është shortuar në një grup prej gjashtë skuadrash, ku bëjnë pjesë edhe Turqia, Afganistani, Xhibuti, Sierra Leone dhe Sudani. Ky vendim përbën zbutjen e parë të sanksioneve sportive ndaj Rusisë që prej pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Masa mbetet gjithsesi e kufizuar vetëm te futbolli i moshave. Ftesat zyrtare për këtë aktivitet iu dërguan dhjetorin e kaluar të gjitha 211 shoqatave anëtare.
Sipas organit drejtues të futbollit botëror, turneu është konceptuar në format festivali, me synimin e posaçëm për të zvogëluar diferencat konkurruese ndërmjet shoqatave anëtare nga vende të ndryshme të botës.
Duke sqaruar objektivin e këtij aktiviteti pilot, FIFA deklaroi se Kupa e Botës dhe Festivali FIFA U-15 synojnë t’i përgjigjen një problemi thelbësor të futbollit ndërkombëtar: krijimit të mundësive domethënëse për të garuar për ato kombe që vazhdojnë ta kenë jashtëzakonisht të vështirë kualifikimin në kompeticionet e FIFA-s.
Alfa Romeo pritet të zbulojë në Paris Motor Show një koncept të ri, të cilin marka italiane e përshkruan si…
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me shumicë dhe…
Edi Martini dhe Alban XhaferiSipas raportimeve të fundit për media, presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, nuk ka duruar më pas…
Nga përparimi i teknologjisë FSD të Tesla-s te kamionët pa shoferë që do të transportojnë mallra mes depove dhe dyqaneve…
Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit dhe la në fuqi dënimin për dy mjekët Elona Burba dhe Petrit Rexhepi,…
Mercedes-AMG po përgatitet të prezantojë SUV-in e saj të parë të zhvilluar tërësisht nga AMG. Sipas raportimeve, Mercedes-AMG GT SUV…