FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve për muajin qershor teksa Shqipëria ka humbur disa pikë nga muaji i kaluar, e megjithatë mbetet në vendin e 66-të. Kuqezinjtë nuk ia dolën të fitonin asnjë nga dy ndeshjet e Nations League në Ligën B teksa pësuan disfatë në shtëpi ndaj Izraelit dhe barazuan në transfertë ndaj Islandës dhe diçka e tillë është reflektuar me humbjen e 10.05 pikëve në renditjen e FIFA-s.
Ndërkaq, Islanda ruan një pozitë më të mirë se Shqipëria duke u renditur në vendin e 63-të, ndërsa nga ana tjetër, Izraeli nuk përmirësohet dhe mbetet e renditur në vendin e 76-të. Ndërkohë, Kosova është ngjitur në klasifikim dhe nga muaji i kaluar ka përfituar një pozicion ndërsa tashmë renditet në vendin e 106-të.
Sa i takon kreut të renditjes, ajo mbahet nga Brazili që ndiqet nga Belgjika ndërsa Argjentina pozicionohet e treta. Në dhjetëshen e parë janë edhe Franca, Anglia, Italia, Spanja, Holandë, Portugalia e Danimarka. Ndërsa jashtë 10-tëshes përfundon Gjermania apo edhe Kroacia që renditet e 15-ta.
/h.ll/albeu.com
Këtë të enjte, një 27 vjeçar në Tiranë, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi është…
Ngjarja e rëndë në Ekuador, ku u vra në një atentat në mes të rrugës futbollisti Mario Pineida, ka tronditur…
Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje,…
Me anë të një postimi në "Instagram", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga burgu të gjithë…
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…