Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ndëshkoi ashpër klubin turk, Konyaspor, për shkak të borxheve që u kishte disa lojtarëve dhe klubeve, përfshirë Rijekën dhe Zeljeznicarin.
Përkatësisht, Konyaspor nuk ia ka paguar një pjesë të parave Zeljeznicarit pas transferimit të Amir Hadziahmetovic, i cili pas disa viteve qëndrimi u shit te Besiktasi.
Gjithashtu, Konyaspor ka detyrime të pashlyera ndaj Rijekës për Robert Muric, si dhe disa ish-futbollistë të saj. Në total, Konyaspor detyrohet 1.4 milionë euro.
Për shkak të kësaj, FIFA vendosi të ndalojë transferimet në Konyaspor për tre afate të ardhshme transferimi.
Kjo do të thotë se klubi turk nuk do të mund të sjellë lojtarë këtë verë, dhe në dimrin dhe verën e vitit 2025, nëse nuk paguan borxhet.
“Ky dënim nuk është sportiv. Megjithatë, FIFA ka pranuar paditë e lojtarëve dhe klubeve. Ne do të shlyejmë borxhet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë zëdhënësi i Konyaspor, Yunus Derebag. /Telegrafi/
Studimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe…
Aktori i njohur kinez, Alan “Yu” Menglong, ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga pallati i tij, sipas raportimeve. Ai…
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Callas, ka dënuar ndërhyrjen e…
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin turk, Ankara, kundër një çështjeje gjyqësore që mund të rrëzojë kreun e opozitës…
Sinan Idrizi, president i klubit Flamurtari dhe aksioneri i Air Albania, ka reaguar për dhunën qe u ushtoi ditën e…
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka pësuar një infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës,…