SAO PAULO, BRAZIL - SEPTEMBER 05: Players leave the area after the World Cup Qualifier game between Brazil and Argentina at Arena Corinthians on September 05, 2021 in Sao Paulo, Brazil. The World Cup Qualifier game between Brazil and Argentina has been suspended due to health reasons on Sunday. Brazilian Health Authorities storm field to deport 4 Premier League players accused of not complying with coronavirus rules. (Photo by Marcello Zambrana/Anadolu Agency via Getty Images)
Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka shpallur vendimet për ndeshjen Brazil-Argjentinë, e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Botërorin 2022 në Katar dhe e pezulluar më 5 shtator pas 9 minutash nga autoritetet shëndetësore për shkak të pranisë në fushë të disa lojtarëve nga Premier Liga.
Lojtarët e ligës në fjalë ishin të pranishëm në fushë nga radhët e “Albicelestëve”, edhe pse protokolli shëndetësor në Brazil ndalonte hyrjen e njerëzve që kaluan në Mbretërinë e Bashkuar një javë para sfidës.
None found
“Komisioni Disiplinor i FIFA-s doli në përfundimin se braktisja e ndeshjes ka ardhur si pasojë e mangësive të ndryshme të palëve të përfshira në përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në deklaratën zyrtare të FIFA-së.
Federata Braziliane e Futbollit u gjobit për shkelje të rendit dhe sigurisë, ajo argjentinase për mosrespektim të detyrimeve në lidhje me rendin dhe sigurinë, përgatitjen dhe pjesëmarrjen në ndeshje. Të dy më pas u sanksionuan për largim nga loja, përcjellë KosovaPress.
Sfida do të riluhet në një datë dhe vend që do të përcaktohet më vonë nga FIFA. Lojtarët argjentinas Buendia, Emiliano Martinez, Lo Celso dhe Romero u skualifikuan përfundimisht për dy raunde për mosrespektim të protokollit shëndetësor.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar hapur kryeministrin Edi Rama se po ushtron dhunë policore ndaj studentëve që protestojnë…
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Malit të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Lajmi…
Studentët dhe qytetarë të tjerë, të cilët po protestonin përpara ministrisë së Arsimit, kanë nisur të marshojnë nëpër rrugët e…
Pavarësisht shiut dhe motit të keq në Romë, rreth 30 mijë besimtarë u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për…
Dëshmitari Halit Gashi ka shprehur pakënaqësi ndaj dënimit prej 10 vjetësh burgim të shqiptuar ndaj Millorad Gjokoviqit për krime lufte…
Kryetari Bedri Hamza e ka njoftuar sot Kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga udhëheqja e partisë.…