FIFA ka kërcënuar Federatën e Futbollit të Brazilit me pezullimin e kombëtares së tyre dhe klubeve nga të gjitha garat ndërkombëtare.
Associated Press tashmë ka në posedim letrën nga FIFA drejtuar CBF dhe di të gjitha detajet se për çfarë bëhet fjalë.
Futbolli brazilian është në një krizë menaxheriale pasi gjykata në Rio de Zhaneiro shkarkoi presidentin e Federatës braziliane, Ednaldo Rodrigues, nga detyra më 7 dhjetor dhe dy instanca të tjera gjyqësore e konfirmuan atë vendim.
Shkak janë parregullsitë në përzgjedhjen e tij, por FIFA ka rregulla shumë strikte për ndërhyrjen e qeverive dhe palëve të treta në punën e federatës.
Kreu i gjykatës më të lartë sportive të Brazilit është caktuar për të organizuar zgjedhjet e reja për kreun e Konfederatës, të cilat FIFA i sheh si një shenjë të mundshme të ndërhyrjes së qeverisë në federatë.
Në letër, FIFA përmendi se do të formojnë një komision për të diskutuar rastin më 8 janar dhe nëse brazilianët mbajnë zgjedhje me iniciativën e tyre përpara këtij afati, ekziston mundësia e pezullimit. /Telegrafi/
Shtetet e Bashkuara do të dorëzojnë dy nga shtabet e tyre operacionale NATO me aleatët e tyre evropianë dhe në…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me protestën e thirrur nga Partia…
Kanë kaluar vetëm 24 orë që kur Kiara Tito, moderatorja e emisionit “Fan Club”, vendosi të tregonte një kusht që…
Vetëdorëzohet në polici kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv…
Konkurrenti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihaj, ka komentuar për të dashurën e tij…
Një përplasje e fortë ka ndodhur pasditen e sotme mes Rogertit dhe Stenaldos, ku dyshja e mbylli bisedën mes tyre…