Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa duket edhe klubet që kanë fonde thuajse të pakufizuar, vuajnë probleme të tilla.
FIFA ka bërë të ditur se ka bllokuar merkaton e klubit të Al Nasr në Arabinë Saudite, një nga klubet padyshim më të forta financiarisht pasi sheikët i paguajnë qindra miliona euro në vit lojtarëve si Kristiano Ronaldo e Zhoao Feliks.
Nuk bëhet e ditur se për cilën arsye është kryer ky bllokim, por nuk specifikohet se sa do të jetë e bllokuar merkato.
Zakonisht FIFA kryen bllokime të tilla për vonesa në pagesat e prapambetura pas humbjes së gjyqeve ndaj lojtarëve e ish-lojtarëve, por edhe për parregullsi në nënshkrimin e futbollistëve apo aktivizimin e tyre.
Al Nasr kishte vuajtur një gjë të ngjashme në vitin 2023 kur e bllokoi për tre dritare të merkatos pas parregullsive në firmën me Ahmed Musa.
Zgjidhja erdhi pasi Al Nasr pagoi 2 milion euro gjobë. Një luks që padyshim klubet shqiptare si Vllaznia, Kukësi, Kastrioti e Oriku nuk e kanë nëse dëshirojnë të zhbllokojnë shpejt merkaton e tyre në janar.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Gjatë një interviste për…
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka shënuar 2 gola me fanellën e Esteghlalit në Ligën e Kampioneve të Azisë.…
Juventusi u mund thellë në ndeshjen e parë të Play Off-it të Ligës së Kampionëve: Galatasaray triumfoi 5-2 në Stamboll…
Marrëdhënia mes Selin dhe Mirit është tashmë zyrtarisht e krisur. Gjatë prime-it të kësaj të marte u transmetua klipi ku…
Nisma e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet ligjore që lidhen me pezullimin e ministrave nga detyra, pas precedentit të zv/kryeministres…
Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin për anijet e vogla jashtë gjirit të Vlorës deri mëngjesin e ditës…