FIFA-n do të zbatojë një teknologji të re për zbulimin gjysmëautomatik të pozicionit jashtë loje. Prova e parë do të bëhet nesër në Kupën Arabe që do të fillojë në Katar.
Johannes Holzmüller, Drejtor i Teknologjisë dhe Inovacionit të Futbollit të FIFA-s, shpjegoi se do të vendoset një kamerë në kulmin e secilit stadium. Të dhënat e nxjerra nga kamera do i dërgohen automatikisht dhomës së VAR-it e cila do të nxjerrë një konkludim të saktë në kohë reale. Pierluigi Collina, drejtor aktual i arbitrave të FIFA-s, tha se këto teste gjysmë të automatizuara të zbulimit të pozicionit jashtë loje janë “më të rëndësishmet deri më tani”.
Megjithatë, ish-arbitri i njohur italian sqaroi se objektivi i kësaj teknologjie është të ndihmojë gjyqtarët dhe se vendimi mbetet në “duart e tyre”. Teknologjia e re për pozicion jashtë loje do të testohet për 3 javë në Katar në turneun ku do të marrin pjesë 16 ekipe nga bota arabe./h.ll/albeu.com
Personi që shihni në foto është Nexhmije Sula 50 vjeç, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest…
Pasi Jozi goditi Gjestin me shpullë, një prej personave që i doli në krah këtij të fundit në mënyrë të…
Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova pritet të nisë në sezonin e ardhshëm televiziv. Por, duket se sfida…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pocest të Maqellarës ku djali ka plagosur me thikë nënën…
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N.H. dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë…
Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme në fshatin Maqellarë të Dibrës. Sipas informacioneve paraprake,…